FITORJA

Ismajli i konfirmon SBASHK-ut mbështetjen e Komunës së Gjilanit

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, ka vizituar Sindikatën e Bashkuar te Arsimit dhe Shkencës, dega në Gjilan, ku është pritur nga kryetari i SBASHK-ut, Blerim Mehmeti me bashkëpunëtorë.

Nënkryetari Ismajli, duke uruar për angazhimin sindikal, theksoi se gjithë komponenta e institucioneve komunale kanë gatishmërinë në mbështetje të zgjidhjeve me problemet që ballafaqohet kjo organizatë, e cila avokon në mbrojtje të interesave të punëtorëve arsimor.

ARKATANA

Në këtë vizitë, nënkryetari Ismajli theksoi zotimin e kreut të Gjilanit, Lutfi Haziri, që sektori i arsimit mbetet prioriteti numër një i qeverisjes komunale.

Kryetari i SBASHK’ut, Blerim Mehmeti, pasi e informoi Ismajlin për mbarëvajtjen e punës, tha se që prej mandatit të kaluar qeverisës kanë pasur mbështetjen e Komunës, duke shfaqur shpresën se mbështetja do të vazhdojë edhe në të ardhmen në favor të zgjidhjes së problemeve sindikale./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.