FITORJA

Ismajli falënderon donatorët, në veçanti Elvis Naçin për rastin e Ilir Behlulit

/ 2 minuta lexim
HW

Gjilan – Na gëzon jashtëzakonisht shumë lajmi i mirëpritur nga Elvis Naçi, për marrjen përsipër të sigurimit të mjeteve financiare, për shërimin e Ilir Behlulit, 19 vjeçarit nga Gjilani, i cili u diagnostifikua me Leukemi Akute.

Të dashur qytetarë,
Na gëzon jashtëzakonisht shumë lajmi i mirëpritur nga Elvis Naçi, për marrjen përsipër të sigurimit të mjeteve financiare, për shërimin e Ilir Behlulit, 19 vjeçarit nga Gjilani, i cili u diagnostifikua me Leukemi Akute.

Rasti i Ilir Behlulit, na preku të gjithëve, ku menjëherë e pamë një reagim të mirë të qytetarëve për t’i dalë në ndihmë. Shuma për trajtimin e tij, është jashtëzakonisht e madhe, dhe, duhet një mobilizim i madh për t’i dalë në ndihmë bashkëqytetarit tanë.

Eco Higjiena

Faleminderit të gjithë atyre të cilët na janë lajmëruar për ta mbështetur me mundësitë e tyre, gjithashtu, një falënderim i jashtëzakonshëm shkon për Elvis Naçin, i cili, bashkë me Fondacionin Firdeus, po marrin përsipër trajtimin për shërimin e plotë të Ilir Behlulit.

Është krenari e jashtëzakonshme që në mesin e popullit shqiptarë, na mbanë besa, shpresa, krenaria dhe vullneti, për t’i ndihmuar të tjerët. Elvis Naçi, gjithmonë është paraqitur në trajtimin e nevojave dhe halleve të bashkëqytetarëve, duke bërë punë të mëdha në tërë shqiptarinë.

Nga tani e tutje, Ilir Behluli, do të fillojë të trajtohet dhe me emër të Zotit, do të shërohet plotësisht. Presim që ai do t’i rikthehet jetës normale, duke u angazhuar në mësime e studime, për tu bërë një profesionist i vërtetë në një fushë të caktuar nga ai.
Ilir, duhesh të bëhesh i fortë, deri në tejkalimin e plotë të kësaj sëmundje. E dimë që mundesh, dhe, që do t’ia dalësh!
Të priftë e mbara, i dashuri, Iliri!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.