Fundamenti

Ismajli: Brezi i Republikës, me keqardhje të madhe e shohim rikthimin e skenave të karrigeve

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Akte plotësisht të kundërta me parimet bazë të filozofisë politike këtu e tridhjetë vite. Përpjekja për të ndikuar procesin nëpërmjet forcës është formë e frymës komuniste bartësve dhe pasardhësve të tyre. Atyre që tentojnë pushtetin e përjetshëm duke sabotuar procesin e kthimit të dinjitetit segmentit partiak të cilin po vazhdojnë ta dëmtojnë edhe më tej ka shkruar Arbër Ismajli.

Postimi i plotë i Arbër Ismajlit

Hidromorava

Të nderuar miq!
Ne brezi i Republikës, me keqardhje të madhe e shohim rikthimin e skenave të karrigeve në proceset zgjedhore të LDK- së!
Akte plotësisht të kundërta me parimet bazë të filozofisë politike këtu e tridhjetë vite.
Përpjekja për të ndikuar procesin nëpërmjet forcës është formë e frymës komuniste bartësve dhe pasardhësve të tyre. Atyre që tentojnë pushtetin e përjetshëm duke sabotuar procesin e kthimit të dinjitetit segmentit partiak të cilin po vazhdojnë ta dëmtojnë edhe më tej.
LDK, ka në anëtarësinë e saj, përfaqësues të emancipuar e të kulturuar, edhe pse është investuar që të dëmtohet kjo kategori e saj, gjithnjë duke u prirë nga ata të cilët mbajnë pozita të pamerituara.
Skenat e tyre të turpshme deri tani kanë dëmtuar imazhin e LDK-së, e në të ardhmen do të ishte mirë nëse ju adresohen vetëm emrit të tyre personal e jo subjektit të partisë sonë LDK-së së Ibrahim Rugovës
Unë jam i sigurtë që LDK autentike, do të triumfoj dhe do të shkund nga supet e saj ata të cilët iu bën barrë dhe turpëruan atë!
Kosova ishte dhe mbetet në rendin e parë, LDK- ja, e mirëfilltë, ishte dhe mbetet në shërbimin e qytetarëve dhe të shtetndërtimit.
Me respektin për gjitha strukturat e LDK-së e veprimtarët e saj të cilët punuan pa u lodhur, për një Kosovë të lirë e demokratike, mundin e të cilëve askush nuk mund ta dëmtoj e as përvetësoj, uroj që proceset e radhës të shpërfaqin filozofinë e frymës se tolerancës dhe të mirëkuptimit! Me LDK-në e Ibrahim Rugovës ka shkruar Arbër Ismajli./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.