Mobi Casa

Ismajli apelon pushuesit nga Gjilani në bregdetin shqiptar që t’i respektojnë masat anti-COVID-19

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Është mbajtur takimi i rregullt i Komitetit për preventimin e përhapjes së COVID-19 në Gjilan, i udhëhequr nga nënkryetari Arbër Ismajli.

Pas konfirmimit të 21 rasteve të reja pozitive me COVID-19, nënkryetari Ismajli ka konfirmuar se dihet burimi i infeksionit, e që janë raste të kontaktit.

Ai ka apeluar qytetarët që të kenë kujdes dhe të mos lëvizin në asnjë mënyrë pa masa mbrojtëse, derisa ka kërkuar që t’i respektojmë masat edhe qytetarët po i bëjnë pushimet në Shqipëri, pasi kohëve të fundit tha është rritur numri i të infektuarve, të cilët ishin në pushime verore.

UBT

Drejtori klinik i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, Ukshin Ismaili, ka bërë të ditur se edhe dy pacientë kanë ndërruar jetë si pasojë e infeksionit me COVID-19, duke e çuar numrin total të vdekjeve në 9.

Ukshin Ismaili tha se të shëruar janë 218 raste, rasti aktive janë 133, derisa gjithsej të rezultuar pozitivë deri më sot janë 360
raste.

Ndërkaq, komandanti i Stacionit Policor, major Alban Ramushi, tha e janë identifikuar tre lokale që nuk po i respektojnë masat anti-Covid-19, sikurse që tha se policia ka hasur edhe në persona që nuk po e respektojnë vetizolimin, ndaj të cilëve është ngritur kallëzim penal. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.