GRANDEMALL

Ismajl Sherifi: Nuk duhet të sillemi në mënyrën kompliante!

/ 8 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Ismajl Sherifi, është krejt i ri, në moshë. Ai, me profesion është Jurist i çështjeve Penale. Por, nga fëmijëria e tij, ka një gamë të gjerë kujtimesh veçmas në periudhën e luftës, fundi shekullit XX. Ismajli, ishte gjashtë vjeçar dhe për atëkohë rrëfen se si më 24 mars 1999 ora 20:00 për herë të parë me të atin e tij, Mustafen, dhe djalin e axhës Sabedin Sherifi, dalin në oborrin e Shtëpisë dhe nga aty vëzhgojnë bombardimet e NATO-s, që edhe( qielli zbardhej në qendrën e qytetit të Gjilanit.)

Ismajl Sherifi, tregon se nga mosha 6 vjeçare si fëmijë mban kujtime të freskëta për xhaxhain e tij, Dëshmor Sherif Sherifi, madje për personazhin e tij, tregon mjaft duke e përshkruar me pak fjalë, karakterin prej aristokrati!!
“Pikërisht se ende kam një anamnezë të gjerë për xhaxhain Sherif Sherifi, ngase atë e spikat heroizmi e humanizmi, ndershmëria e zellëshmëria, besnikëria e fisnikëria. Këto tipare e shoqëruan deri në altarin e lirisë, me të filluar punën në Minierën e Artanës nga vitet 1974-1989 plot 15 vite, atëkohë kur filluan edhe masat e dhunshme, e deri në vetëmohimin e tij, rënia dëshmor. Xhaxhai për këto vite me zellë shërbeu në Minierën e Artanës si Mihës, dikur me të parë përkushtimin e tij, kolektivi e ngrit në detyrë si përfaqësues i Minatorëve (Koordinator) gjë që me javë e muaj të tërë nuk arrinte t’i ishte pranë bashkëshortes Fikrijes e djemve të tij, Sabedinit, Sefedinit e Nexhmedinit, të cilët ishin edhe krejt të ri, që përkujdesja për t’a nga i Ati, ishte më se e duhur e që prehrin e prindërit nuk e shijuan sikurse bashkëmoshatarët e tyre.

Edhe kur vizitonte familjen në fundjavë, pak kujtime kishin ndare me bashkëshortin e babain, pasi që nga lodhja e rraskapitja, etja e uria, pluhuri e mëria, ndodhte edhe nuk e njihnin fare. Ai, veç kësaj rrezikonte shëndetin, jetën dhe të ardhmen e familjes, duke u mbyllur në grevë me bashkëpunëtorë të minierës plote 8 ditë, si rezultat që shqiptarët eksploatoheshin, mbaheshin të shtypur e të sunduar nga ish- Jugosllavia. Tensione që ndërmjet shqiptarëve autokton dhe serbëve kolonialist përshkallëzohen tepër, pasi që Serbia ishte ajo që shqiptarët i kishte zhveshur nga ç’do e drejtë e tyre themelore madje edhe duke i linçuar, rrahur, pushkatuar, përndjekur dhe mënjanuar si intelektuale, punëtorë të mirëfilltë shqiptare nga institucionet e Kosovës.

Këto masa skllavëruese e dëshpëruan tërë popullin e Kosovës e në veçanti Minatorët e Artanës në këtë rast xhaxhain Sherif Sherifi. Të gjitha këto quan deri më 20 shkurt 1989, kur edhe nisin grevën duke qëndruar tetë ditë e tetë net të ngujuar në galeritë e nëndheshme e të errëta, e cila do të jetë edhe epiqendra e dridhjes dhe e shembjes së komunizmit nën parullën “Për Kosovën, Jetë a vdekje” si rezultat i suprimimit të autonomisë dhe pushtimit të Kosovës nga Serbia!

Xhaxhai Dëshmor Sherif Sherifi, jo vetëm kaq por, etja për Atdheun sa vije e, i shtohet, sa që me të filluar patrullimet e paramilitarëve serbe, në rajonin e malësisë së Zhegocit, ai, fillon edhe kujdestarinë në fshatin Verbic, plotë 5 muaj, para fillimit të përballjes frontale më 15. IV. 1999. Ai, madje e involvon edhe të birin Sabedinin, në strukturat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përkatësisht në shtabin e UÇK-ës, në Zhegoc, ku ky i fundit do ta kryej edhe detyrën e mjekut, në përkujdesjen mjekësore për prestarët e UÇK-së. Xhaxhai Sherifi, nuk hezitonte se djalin e madh po ia fali Kosovës, të dytin mërgimit, të tretin mallit, familjes e pasurisë, ndërsa veten LIRISË.

Me të drejtë mund ta them se: Ai, nuk mund ta ndante Atdheun nga Zemra, ashtu sikurse Gjethin nga ngjyra e gjelbër. Atdhetarizmin e tij, e përkufizon më së miri maksima Latine: Non sibi, Sed patriev.(Jo për veten, por për Atdheun).

Ndërsa, kur jemi tek profetësia Ai, shumë ngjarje i parandiente, kishte përsiatje (meditime) të thella, që pak kush i besonte por, zaten edhe ashtu ndodhte. Për koincidencë mund t’i sjell në pah, momentet e kujtimet, kur në oden e Xhaxhait Sherifit, të mbledhur familjarë, fis e bashkëfshatar pasdarke, shfaqej filmi “Njeriu prej Dheu” i regjisorëve Shani Pallaska, Bislim Muqaj e Çun Lajqi, në të cilën transmetohej eksodi i shqiptarëve, apo më mirë të them depërtimi i tyre për Turki. Në këtë metrazh me Gjedhe e Karroca, shqiptarët lëshuan shtëpitë e tyre nga përndjekja. Sherifit ia mori vëmendjen dhe bëri bujë një kafshë shtëpiake qen, i cili nga fshati e ndiqte pas karrocën me familjarë.

Fundamenti

Në atë çast, ai emocionohet thellë dhe po i dridhej buza teksa të pranishmëve ua jep një sihariq se: “Qysh po i përndjekin Shqiptarët për Turki, e ky qen, po ju shkon mas, edhe neve ni ditë qeshtu shumë shpejt ka me na largu “.
Zaten ashtu edhe ngjau ngjarja:
Më 15.04.1999 ditë e Ejte, ora 05:30, në Malësinë e Zhegocit, në vendin e quajtur drumi, ishin pozicionuar afërsisht 6000 trupa të njësiteve ushtarake Serbe, nga aty filluan sulmet e para në drejtim të Shtëpive, i cili u bë edhe si kazus belli, që Gjyshi Smajl Sherifi, me të vëllain Sherif Sherifi, e familjarë t’i braktisnin shtëpitë drejt vendit të quajtur Lugu i Mrizit.

Atë natë qëndruam nën qiellin e hapur por, me të hetuar vendndodhjen nga paramilitarët Serb, as këtu nuk na lane të qetë, nga përndjekja për çka ia mësyem fshatrave Zhegoc e Plitkoviq, ku edhe aty do kalojmë një natë në shtëpinë e Perëndisë, Xhamin e fshatit Plitkoviq deri në mëngjes. Por, edhe ky vendstrehim nuk ishte i sigurt pasi që po bëhej target i ndjekjes për t’u kapur të gjallë, e që fatmirësisht i rezistuam edhe një herë kapjes nga okupatori. Të nesërmen, herët në agim i’a mësyem fshatrave Gadime, Sllovi, Ferizaj e Maqedoni. Por, skenar i tërë kësaj u bë, kafsha” Qeni, i cili na shoqëroi hap pas hapi deri në Ferizaj, kur edhe vajtëm me Tren, drejte Maqedonisë”.

Trazimi gjendjes Shpirtërore apo emocionale sa vije e shtohej sepse një gjë e kishim të sigurt që jeta, më nuk do të na takoj, vetëm morti i tij, pasi që Xhaxhai, në vendin e quajtur Lugi i Mrizit, po atë ditë neve na e jep lamtumirën e fundit me të cilën do t’i kthehet prapë shtabit të Ushtrisë Çlirimtare, e konkretisht të birit Sabedinit, që sado pak t’iu ofroj asistencë pjesëtarëve të UÇK-së. Mirëpo, në drejtim të shtabit ai, aty ma në fund edhe bie dëshmor me bashkëluftëtar!

Për t’na e shëruar plagët, eposi folklorik e rapsodët ia thurrin vargjet këso dore: ” Në livadh afër një Lisi, ra dëshmor Sherif Sherifi. Verbicaliu doli t’luftoj, i tregoj shkaut që është veni jonë”.

Ismajli, thotë se më nxit kureshtja e mbi gjitha nuk mund të qëndroj në anemi pasi që sot, atakohen vlerat sublime të dëshmorëve e martirëve të vendit. Ata(dëshmorët) Kosovën, na e lane amanet, e jo tapi të individëve. Debati i cili u zhvillua ditë më parë ne Kuvendin Komunal, lidhur me emërtimin e rrugëve nuk ka se si, mos ta vras inteligjencën, pasi që gjaku i dëshmorëve dhe rënia e xhaxhait, u bë uvertura e lirisë sonë. Ndërsa, sot, këto vlera edhe po ç’thuren e degradohen.

Sherif Sherifi, së bashku me Pajazit Ahmeti, Alban Ajeti, e shumë të tjerë të rënë, po i bëjnë roje Gjilanit, tek kompleksi memorial Kodra e Dëshmorëve!

Në rastin konkret dhe vendimet çfarëdo qofshin ato, ne, si shoqëri nuk duhet të sillemi në mënyrën kompliante, sepse propozimi si dëshmor është parësor nga ana ligjdhënësit!
Komisioni dhe anëtarët e emërtimit kanë barrën e provës si:
1. Kriteret e konkursit dhe
2. Vendimin.
Ajo, me të cilën na mban durimtare është shpresa dhe e vërteta, siç e thotë maksima latine: “Veritas vos liberabit” “Shpresojmë qe më në fund e vërteta të na çlirojë” ka thënë Ismajl Sherifi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.