Uji Dea

Ish ushtari i UÇK-së ka një falënderim për Ruzhdi Kqikun: Falë jush jemi gjallë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Bejtullah Krasniqi ish ushtar i UÇK-së ka shprehur një falënderim të veçantë për poetin Ruzhdi Kqiku. Kontributi i Ruzhdi Kqikut njihet nga ushtarët e UÇK-së edhe pse ishte bari. Respekt për Ruzhdi Kqikun sepse falë jush jemi gjallë ka thënë Bejtullah Krasniqi.

Ka mjaftuar një shkrim modest për Ruzhdi Kqikun poet e krijues dhe të vërshojnë komentet pozitive.

Por ajo që nuk është ditur deri më tani ka të bëjë me kohën e luftës ku edhe aty Ruzhdi Kqiku kishte dhënë kontribut.

Një falënderim të veçantë e ka dërguar tek ne edhe ish ushtari i UÇK-së Bejtulla Krasniqi.

ARKATANA

”Unë Bejtulla Krasniqi meqenëse kisha njohuri të zonës me një strukturë mirë të organizuar UÇK isha i caktuar nga Komandanti i Zonës Ahmet Isufi për të sjellur doktor Xhevat Demiri dhe doktor Ilaz Porushtica për shërimin e të plagosurve. Me mue në këtë mision ushtarak ishte edhe ushtari i UÇK-së, Karaxha dhëndri i dëshmorit Pajazit Ahmeti. Ne vazhduam rrugën nga Shtabi i UÇK-së në Zhegoc deri në fund të rrugës të fshatit Mehir afër pishave te Liqeni i Livoçit të Epërm. Ruzhdiu i cili ishte duke ruajtur bagëtinë më ndaloj i cili kishte njohuri se ne jemi pjesë e UÇK-së dhe na tha mos vazhdoni rrugën se te pishat janë pozicionuar forcat serbe, ne i dëgjuam këshillat e tij dhe tentuam një rrugë tjetër, por u sulmuam nga forcat serbe te mali i Livoçit të Epërmë” a shkruar Krasniqi.

Sipas tij afër liqenit ketë prit e kaluam, por kur erdhëm afër familjes Leka në Livoç të Epërmë u futa në zonë të minuar falë përvojës ushtarake dola nga zona e minuar dhe shkova te familja e Ruzhdiut me kërkesë që t`i sjell këta dy mjekë.

“Pa pertes Nazmi Kqiku dhe Bajram Muji i sollën mjekët deri në Mehir pastaj ne vazhduam rrugëtimin për në Shtabin e UÇK-së në Zhegoc. Respekt për Ruzhdi Kqiku. Falë jush jemi gjallë. Nga ish ushtari i UÇK-së Bejtulla Krasniqi” ka shkruar ky ish ushtar./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.