Fundamenti

Ish presidenti Fatmir Sejdiu: Pak gjumë kishte në natën e 16 shkurtit

/ 2 minuta lexim
HW

Fatmir Sejdiu – Ish President i Kosovës, në kohën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, duke folur në emisionin e sotëm ‘Alo Mirëmëmngjesi’ të Radio Dukagjinit, ka shkëputur çaste dhe emocione nga rrjedha e orëve të parashpalljes së pavarësisë. Duke sjellur këto shkëputje, ish-presidneti Sejdiu ka thënë se kishte pak gjumë dhe shumë emocion në natën e 16 shkurtit.

“Pak gjumë kishte në natën e 16 shkurtit. Nuk kishte rehati personale, kishte emocione tek unë sikur tek çdo shqiptar. Po vinte një moment që nuk kanë pasur fatin tap resin gjeneratat e tjera. Po përgatiteshin kërkesat për njohje. Datë e paharrueshme. Kishim këtë fat si gjeneratë. Me rëndësi që ishte një gëzim.”

I pyetur për detaje të tjera të atyre orëve, Sejdiu ka kujtuar edhe lajmin për urdhër arrest nga Serbia.

Fundamenti

“Fletarrestet i kishin ndarë gratis Serbia nga 15 vjet , e kishin paraparë një dënim më burg së paku 15, nga një për mua, kryeparlamentarin Krasniqi dhe Thaçin.”

Sejdiu më tej ka folur edhe për motin e ftohtë, duke kujtuar se edhe temeperaturat e ulta të asaj dite ishin në favior të kontrollimit të masave që festonin.

“Absolutisht ishte gjithçka e koordinuar. Edhe moti është parashikuar që të jetë I kthjellët por i ftohtë. Por emocionet nuk ndaleshin. Kishim komunikime me qnedrat e Kosovës.”-thotë fatmir Sejdiu, president në kohën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.