Eko Higjiena

Ish-kryediplomatja Haradinaj thotë se as kryeministri, as presidentja s’kanë të drejtë t’i zbulojnë emrat e zyrtarëve të AKI-së

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Ish-kryediplomatja e vendit, nga radhët e AAK-së, Meliza Haradinaj – Stublla po vlerëson se kryeministri dhe presidentja e Kosovës nuk kanë të drejtë të zbulojnë emrat e zyrtarëve të AKI-së.

Haradinaj-Stublla tha se kjo veprimtari shkel privatësinë dhe sigurinë e individëve që punojnë në këtë agjenci, të cilët kanë përgjegjësi të rëndësishme për ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë në vend.

”Pra, është vepër penale, e sanksionuar me Ligj. Jo vetëm nga Kosova por nga të gjitha shtetet demokratike, të cilat funksionojnë sipas standardeve demokratike”.

Uji Dea

”Duhet të ruhet me çdo kusht integriteti institucional, sepse është ndërtuar me shumë mund tash e 15 vite. Ka një rekord të të gjitha arritjeve dhe mbrojtjes së interesit shtetëror që ia kanë bërë Kosovës, tash e sa vite. Dhe, mbi të gjitha këto institucione jo vetëm AKI-ja, por edhe MPJ-ja edhe FSK-ja, janë shtylla vitale të shtetit”, tha ajo në Klan Kosova.

Prandaj këto shtylla vitale dhe njerëzit që punojnë në këto institucione, sipas ish-ministres Haradinaj, duhet të mbrohen pa kompromis.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.