ARKATANA

Ish-deputeti i VV: Kosova rrezikon të mosanëtarësohet në KiE, ndërkombëtarët po na qortojnë për moskoordinim

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Afrim Kasolli vlerëson se Kosova rrezikon mos anëtarësimin në Këshillin e Evropës, krejt kjo pas situatës së krijuar në veri.

Ai i tha Ekonomia Online, mos anëtarësimin në këtë mekanizëm shumë të rëndësishëm sidomos për të drejtat e njeriut, mund të vije edhe si rezultat i moszbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtuese për pronat për Manastirin e Deçanit.

Ai thotë se ndërkombëtarët e kanë qortuar Kosovën se për veprimet në veri nuk është koordinuar me ta dhe jo se nuk është në të drejtën e saj.

ARKATANA

Kurse kur foli për raportimet se mund të pezullohet procesi i liberalizimit të vizave, sipas tij, deri sa nuk konfirmim zyrtar s’mund të pohohet për një epilog të tillë.“Kosova vetëm se i ka marrë disa dënim me pezullimin e saj nga ‘Defender 2023’, ajo që është më e rrezikshme është që Kosova do ta ketë të vështirë të anëtarësohet në Këshillin e Evropës edhe përkundër mbështetjes që e ka pasur, kjo sipas QUINT-it lidhet edhe me zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtuese për pronat e Manastirit të Deçanit. Mund të ndodh që Kosova ta rrezikojë anëtarësimin në Këshillin e Evropës, kjo mund të jetë epilogun më i drejtpërdrejtë”.“Ka pasur spekulimi se kjo edhe mund të ndodh mirëpo deri më tani nuk kemi asnjë konfirmim se po shqyrtohet një mundësi e tillë, prandaj përderisa nuk ka diçka zyrtare nuk mund ta pohojmë me siguri se mund të ketë këtë epilog”.“Ndërkombëtar nuk e kanë akuzuar jo që nuk është në të drejtë e saj, por shqetësimi i tyre ka qenë që veprimi ka qenë i pakoordinuar me ta dhe ka qenë i marrë në mënyrë të njëanshme”.

Ai thotë se pas deklarimeve se ShBA-ja nuk ka vullnet për të lobuar për njohjen e Kosovës, këtë mund ta shfrytëzoj Serbia në cdo aspekt, raporton EO.

Ai shton se bashkësia ndërkombëtare duhet që të shtojë presionin që të qetësohet situata në veri.“Padyshim atë e bërë të qartë ambasadori Hovenier që tashmë në Uashington nuk ka një vullnet për lobuar për anëtarësimin e Kosovës apo për të siguruar njohje. Nëse ShBA heq dorë nga lobimi nuk besoj që ndonjë vend do të jetë prioritete e këtij procesi”.“Serbia mund ta shfrytëzojë për situata të tjera, por për çnjohje ka marrëveshje në Bruksel e Ohër që ta ndërpres lobimin. Nëse ka vullnet të bashkësisë ndërkombëtar për ta stopuar spiralen në të cilën është futur tensionin ndërmjet Kosovës e Serbisë atëherë mbase ajo nuk mund ta shfrytëzojë këtë shans. Kjo varet edhe sa bashkësia ndërkombëtar do të tregohet vendimtare që ta tejkalojë këtë situatë që është krijuar ndemjet të dy vendeve”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.