RCCOLA

Fundjavë e nxehtë dhe kryesisht me diell

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Mot kryesisht me diell dhe i nxehtë parashihet në vend gjatë fundjave. Temperaturat minimale të shtunën zbresin në 12C e 15C, derisa ato maksimale shkojnë deri në 31C e 33C, e ditën e diel deri në 34C. Era frynë e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi e jugu, 3-7m/s.

Kushte të motit të nxehtë dhe kryesisht me diell do të mbretërojnë edhe përgjatë ditëve të para të javës së ardhshme, megjithëse paraqiten mundësi që përreth viseve malore, me zhvillime të vransirave lokale, të kemi edhe ndonjë rrebesh shiu.

ARKATANA

Në këto kushte të motit të nxehtë dhe me kthjellime, rritje do të shënojnë koncentrimet e ozonit sipërfaqësor, që çojnë indeksin në vlera të dobëta, pra në ndotje më të rritur, me ngjyrë të kuqe, ditën e hënë.