GRANDEMALL

Isa Mustafa: Thaçin e çuam në shtëpi më 17 korrik – s’ka nevojë për zgjedhje

/ 2 minuta lexim
FITORJA

​Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, nuk beson se shkuarja në zgjedhje mund ta përkeqësojë edhe më shumë krizën politike. Ai ka thënë se duhet që shumica parlamentare t’i formojë institucionet. Ai ka thënë se deputetëve duhet të mundësohet që institucionet t’i formojë shumica parlamentare. Mustafa në një intervistë për Botapress, ka thënë se shumica parlamentare, PDK-në e ka dërguar në shtëpi me 17 korrik.

“Zgjedhjet e jashtëzakonshme na sjellin në të njëjtën situatë ku jemi, mos edhe më të keqe. Duhet të gjendet zgjidhja në Kuvend. Kryesuesja duhet ta thërret vazhdimin e seancës konstituive. Deputetëve duhet t’u mundësohet të zgjedhin organet e Kuvendit dhe pastaj Qeverinë me shumicën e votave. Nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, kur kemi shumicë parlamentare”, ka thënë Mustafa.

Hidromorava

Ai mëtej ka shtuar se “shumica parlamentare, z. Thaçin e ka quar në shtëpi më 17 Korrik. Fakti që asnjë nga subjektet politike shqiptare nuk iu ka bashkangjitur PDK-së, flet se ai nuk e ka përkrahjen e tyre”.

“Tani kemi një shumicë e cila ka votat në Kuvend dhe PDK-në, që ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese, i cili thotë se kjo parti ka të drejtën të propozojë Kryetarin e Kuvendit, i cili zgjidhet me shumicën e votave ( të cilën nuk e ka PDK). Është një situatë absurde”, ka thënë Mustafa.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.