United Hospital

Isa Mustafa takon Pacollin: Zgjedhjet duhet të mbahen në pjesën e parë të këtij viti

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Isa Mustafa ka thënë se zgjedhjet nacionale duhet të mbahen më së largu në qershor. Këtë qëndrim, Mustafa ia ka bërë të ditur edhe Behgjet Pacollit. Për këtë temë para disa ditësh, Mustafa ka takuar ndaras edhe Thaçin e Haradinajn.

Lideri i LDK’së, Isa Mustafa është takuar sot me Presidentin e AKR’së, Begjet Pacollin me të cilin kanë folur për datën e zgjedhjeve nacionale.

Sipas një njoftimi të LDK’së, Isa Mustafa ka thënë se zgjedhjet e përgjithshme duhet të mbahen në pjesën e parë të këtij viti.

“Kryetari Mustafa ka përsëritur se është e domosdoshme që të ketë pajtueshmëri të plotë të subjekteve politike për ta përcaktuar dinamikën e punëve, si dhe për caktimin e datës së mbajtjes Zgjedhjeve të përgjithshme, të cilat duhet të mbahen brenda pjesës e parë të këtij viti”, thuhet në njoftimin e LDK’së.

ARKATANA

Në njoftim, thuhet se Mustafa dhe Pacolli kanë biseduar dhe janë pajtuar për finalizimin e reformës zgjedhore.

“Po ashtu, ata kanë biseduar edhe për dinamikën e veprimve të tjera, me qëllim që të gjitha subjektet politike, së bashku me inmstitucionet, të angazhohen për të përgatitur zgjedhje të rregullta dhe demokratike”.

LDK ka njoftuar se në ditët në vazhdim Isa Mustafa do të takohet edhe me udhëheqësit e tjerë të partive politike për të folur për reformën zgjedhore dhe datën e zgjedhjeve nacionale.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.