Uji Dea

Isa Mustafa: Shoh frikë te Thaçi, ka dështuar totalisht

/ 4 minuta lexim
RCCOLA

Për postin e kryeministrit me askënd s’do të bëjmë pazar, ai i takon LDK-së.Mustafa ka thënë se LDK do t`i fitojë zgjedhjet. Ai tha se po përkujdesen që t`i fitojnë bindshëm me diferencë nga PDK-ja.

Isa Mustafa thotë se nuk u trembet “hulumtimeve” të Shpend Ahmetit. Thotë se ato dokumente kanë qenë dhe janë publike.
“Natyrisht se çdo njeri që punon aty, mendon se në një moment ka me shku nga ai vend dhe punët që janë kry janë kryer në rregull. Nuk ka nevojë askush të hulumtojë sepse ai dokumentacion është gjithmonë publik. Mendoj se nuk ka arsye të ketë relacione personale me mua, por nëse ka motive politike atëherë ato nuk mund të arrihen në këtë formë”, thotë ai.

Mustafa: Për postin e kryeministrit me askënd s’do të bëjmë pazar, ai i takon LDK-së

Mustafa ka thënë se LDK do t`i fitojë zgjedhjet. Ai tha se po përkujdesen që t`i fitojnë bindshëm me diferencë nga PDK-ja.

“Kemi marrë vendim në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së, është thënë që në emër të degëve të LDK-së, unë propozohem për kryeministër. Unë do ta luftoj këtë vendim, do të kujdesem që LDK t’i fitojë zgjedhjet dhe jam i bindur që do ti fitojmë. Unë dua ti fitojmë zgjedhjet bindshëm nga partia e dytë, që do të jetë Partia Demokratike. Me askënd nuk do të bëjmë pazar për postin e kryeministrit sepse ai do ti takojë LDK-së”, ka thënë Mustafa.

Isa Mustafa: Shoh frikë te Thaçi, ka dështuar totalisht

Kur flet për rritjen e pagave, Mustafa e quan veprim elektoral por jo vetëm kaq. Thotë se mund të rrezikohet stabiliteti i shtetit me këtë rritje.

“Kryeministri duhet të jetë shumë i kudjesshëm në rritjen e pagave. Ajo që dua të them është se të sillemi në atë mënyrë që atë që premtojmë ta realizojmë dhe të mos rrezikohet buxheti. Stabiliteti buxhetor rrezikohet me këto sjellje. Është me rëndësi të mos bëhen veprime të tilla në ditët e fundit të mandatit dhe të rrezikohet stabiliteti. Unë shoh frikë nga zoti Thaçi. Shoh frikë sepse ka dështuar totalisht, në ekonomi, në luftën kundër korrupsionit, në arsim.”, ka thënë ai.

Mobi Casa

Isa Mustafa: Mocionin e AAK-së do ta përkrahim nëse nuk mbahen zgjedhjet në qershor

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se mocionin e AAK-së do ta përkrahin nëse zgjedhjet nuk mbahen në qershor.

“I kam thënë Haradinajt që do të ishte mirë që ky Kuvend të shpërbëhej, por nëse kjo nuk ndodhë, Mocionin do ta përkrahim nëse nuk kemi vullnetin e atyre që jemi marrë vesh që zgjedhjet të mbahen. Për ne nuk ka rëndësi kush e ka marrë iniciativën për rrëzim të qeverisë, për ne është me rëndësi që zgjedhjet të mbahen më së largu deri në qershor”, ka thënë Mustafa.

Isa Mustafa: Vazhdimi i punës së kësaj qeverie është pa legjitimitet

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se vazhdimi i punës së qeverisë më shumë, do të ishte pa bazë dhe pa legjitimitet.

“Kësaj radhe nuk kemi bërë marrëveshje me shkrim, jemi ulur në tavolinë kemi biseduar. Ne si LDK kemi kërkuar që zgjedhjet të mbahen në fund të qershorit sepse ky Kuvend më nuk është funksional.Vazhdimi i punës së kësaj qeverie është pa bazë dhe pa legjitimitet”, ka thënë Mustafa në emisionin Zona B.

Ai ka folur edhe për marrëveshjen e para tre viteve, por ka thënë se ajo është shkelur.

“Marrëveshja është bërë para tre viteve. Atë marrëveshje e kemi bërë duke besuar në rend të parë në SHBA-të dhe duke respektuar përkushtimin e tyre për Kosovën. Marrëveshja është bërë që të tejkalohet situata. Kam konsideruar se njerëzit e Kosovës i mbajnë premtimet e tyre”, ka thënë ai.