ARKATANA

Isa Mustafa: PDK dhe Hashim Thaçi i trajtojnë qytetarët si makineri votash

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Lideri i LDK’së, Isa Mustafa ka shkruar se koalicionet e ndërtuara mes disa partive politike janë bërë kryekput për interesa personale. Duke folur për Qeverinë e Kosovës e udhëhequr nga PDK’ja, Mustafa ka shkruar se sidomos në këto tri vitet e fundit qytetarët janë keqpërdor dhe janë parë si makineri votash.

“Qytetari i Kosovës këtë e di, sepse e ka provuar sidomos këto tre vitet e fundit. Të trajtohet si makineri votash, të cilat janë keqpërdorur edhe si vota, por edhe si vullnet, krejtësisht për interesat e një grupi njerëzish, të cilët kanë zhvatur taksat dhe pasurinë e qytetarëve e të shtetit tonë, duke i lënë qytetarët pa punë e pa perspektivë, në shtetin më të varfër, me shkallën më të lartë të korrupsionit dhe krimit të organizuar, rrjedhimisht qytetarët më të izoluar në kontinent”, ka shkruar Mustafa, në Facebook.

Lexojeni të plotë reagimin e Kryetarit të LDK’së

Lidhja Demokratike e Kosovës, paraqitet e vetme, unike dhe me listën më të fortë të kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Prandaj, LDK është e bindur në fitore të thellë më 8 qershor.

Ne nuk jemi frikësuar, prandaj nuk kemi pasur nevojë të dalim nga lëkura jonë, për të kërkuar shpëtim përmes aleancash joparimore, të pabazuara në orientime programore dhe në përpjekje për të kamufluar të kaluarën. Ne kemi përballë një kamp rival të ndërtuar jo mbi parime dhe për interesa të qytetarit e të shtetit, por mbi interesa kryekëput personale.

Qytetari i Kosovës këtë e di, sepse e ka provuar sidomos këto tre vitet e fundit. Të trajtohet si makineri votash, të cilat janë keqpërdorur edhe si vota, por edhe si vullnet, krejtësisht për interesat e një grupi njerëzish, të cilët kanë zhvatur taksat dhe pasurinë e qytetarëve e të shtetit tonë, duke i lënë qytetarët pa punë e pa perspektivë, në shtetin më të varfër, me shkallën më të lartë të korrupsionit dhe krimit të organizuar, rrjedhimisht qytetarët më të izoluar në kontinent.

Këto që i dimë të gjithë, natyrisht i din edhe qeverisja e deritanishme, e cila, ka nevojë dhe prandaj fshihet pas aleancave të tilla joparimore, me orientime programore krejtësisht mashtruese dhe të rrezikshme për stabilitetin ekonomik dhe politik të shtetit.

ARKATANA

Por, qytetarët e Kosovës janë të vendosur për ta ndryshuar gjendjen dhe kanë alternativë. Lista e LDK-së përfaqëson më mirë se të gjitha listat e partive tjera interesat e qytetarëve të Kosovës, të të gjitha shtresave shoqërore, pa dallime krahinore e fetare. Lista e LDK përfaqëson më mirë se secila listë tjetër strukturën demografike dhe gjinore të Kosovës. Lista jonë përfaqëson vlerat e familjes dhe të traditës së Kosovës dhe të shqiptarëve.

LDK, në ditët në vijim, do të vazhdojë t’ua ofrojë të gjithë qytetarëve të Kosovës alternativën e saj qeverisëse, me kompetencë profesionale dhe përgjegjësi morale e ligjore.

Programi i Lidhjes Demokratike do t’u shërbejë të gjithë qytetarëve me qeverisje të mirë, transparente, demokratike, llogaridhënëse dhe zhvillimore.

Me mbështetjen tuaj të fortë për LDK-në më 8 qershor, Ju do të përçoni mesazhin se dëshironi qeverisje demokratike, zhvillim ekonomik, tërheqje investimesh, krijimin e vendeve të reja të punës, luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe sundim të rendit e ligjit në Republikën tonë të re.

LDK, do të punojë me përkushtim për ta bërë Kosovën shtet ku funksionon rendi e ligji, vend atraktiv për investimet e huaja dhe përmes modelit të ekonomisë sociale të tregut, një vend të njerëzve që kanë mundësi të punojnë për mirëqenien e tyre, të familjeve të tyre dhe për forcimin e shtetit, në mënyrë që shteti të mund të kujdeset për shtresat në nevojë.

Duke na dhënë besimin, Ju na ngarkoni me përgjegjësinë për t’i bërë institucionet e Kosovës të besueshme për Ju dhe të dinjitetshme për fqinjët dhe krejt botën.

LDK, Ju garantoj se do ta kryej me përgjegjësi këtë detyrë dhe të gjithë ne do të mburremi me atdheun tonë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.