UBT

Isa Mustafa: Fitorja e LDK-së do ta nxjerr vendin nga kriza

/ 3 minuta lexim

Kamenicë – Kreu i LDK-së Isa Mustafa në një takim që ka pasur me strukturat e LDK-së në Kamenicë ka thënë se ne jemi që zgjedhjet të mbahen në qershor sepse është koha më e mirë për mbajtjen e zgjedhjeve. LDK-ja është e përkushtuar që t`i fitoj këto zgjedhje dhe vendin ta nxjerr nga kjo krizë në të cilën e ka fut vendin kjo qeveri ka thënë Mustafa.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa me bashkëpunëtor ka vizituar të hënën degën e LDK-së në Kamenicë ku së bashku me kryetarin e degës së LDK-së në Kamenicë, Shaip Surdulli, takuan strukturat e degës së Forumit të Gruas së LDK-së dhe të Degës së Forumit të Rinisë së LDK-së.

Në këto takime kryetari i LDK-së Isa Mustafa theksoi se në këtë fazë jemi duke u takuar me strukturat e Forumit të Gruas dhe të Forumit të Rinisë së LDK-së, sepse janë dy shtylla të fuqishme të LDK-së për të bashkëbiseduar me këto struktura që të përgatitemi sa ma mirë që LDK-ja të fitoj këto zgjedhje. “Ne jemi që zgjedhjet të mbahen në qershor sepse është koha më e mirë për mbajtjen e zgjedhjeve. LDK-ja është e përkushtuar që t`i fitoj këto zgjedhje dhe vendin ta nxjerr nga kjo krizë në të cilën e ka fut vendin kjo qeveri. LDK-ja është e fokusuar, në disa shtylla, si: zhvillimi ekonomik dhe punësimi, reforma në arsim dhe shëndetësi, forcimi i shtetit ligjor dhe lufta kundër korrupsionit dhe integrimet evropiane” ka thënë Mustafa.

Mustafa ka thënë se ne në Këshillin e përgjithshëm të LDK-së kemi një unitet të plotë që të vazhdojmë me projektin tonë që ne të qeverisim me Kosovën.”LDK-ja në të gjithë vendin ka pasur rritje, po ashtu edhe në Kamenicë kemi shënuar rritje dhe jemi partia e parë, andaj duhet që të angazhohemi që zgjedhjet nacionale t`i fitojmë” ka shtuar Mustafa.

Uji Dea

Shaip Surdulli kryetar i degës së LDK-së tha se LDK-ja në Kamenicë ka arritur suksese në rritjen e LDK-së dhe kemi arritë të jemi partia e parë edhe pse nuk kemi arritë të fitojmë pozitën e kryetarit, por ne do të vazhdojmë të punojmë që edhe më tutje të shënojmë rritje të LDK-së, dhe të fitojmë zgjedhjet nacionale. “LDK-ja unanimisht ka nominuar edhe kandidatin e saj për Kryeministër akademik Isa Mustafa dhe besojmë që me punën tonë të përbashkët do të fitojmë dhe të qeveris LDK-ja me vendin”.

Ndërsa Lirije Kajtazi kryetare e FGLDK-së theksoi, se ne do të mobilizohemi, që të fitojmë zgjedhjet nacionale. “Ne kemi fituar shumë degë, ku kemi mobilizim të përgjithshëm për të fituar. Ne jemi duke shpalosur projektin tonë për qeverisje për një shtet ligjor dhe mirëqenie më të mirë për qytetarët dhe programin ekonomik që me Isa Mustafen kryeministër që t`i realizojmë këto projekt për zhvillimin e vendit” ka thënë Kajtazi.

Me diskutime u paraqiten edhe anëtari i Kryesisë Azem Hajdari, Armend Ibrahimi dhe deputetët Haki Demolli dhe Vjollca Krasniqi.

Po ashtu nga të pranishmit u shtruan shumë çështje me qëllim të fuqizimit të LDK-së dhe fitores së LDK-së në zgjedhjet nacionale thuhet në njoftimin e degës së LDK-së në Kamenicë./rajonipress/