Fundamenti

Isa Mustafa & Co mbrojnë Hamitin

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Tronditja që pësoi LDK në zgjedhjet e fundit lokale, me humbjen e qeverisjes në Prishtinë, dhe zërat për adresimin e përgjegjësive konkrete ndaj lidershipit partiak, kanë nxitur këtë parti të formojnë disa grupe punuese në kuadër të degëve të ndryshme, me qëllim të përgatitjes më të mirë për zgjedhjet parlamentare të këtij viti.

Një situatë e rëndë është gati në të gjitha degët e Prishtinës, por më serioze paraqitet situate në degën 4, që e kryeson ish kryesuesi i asamblesë komunale të Prishtinës, Sami Hamiti, kundër të cilit ka një kërkesë të nënshkruar nga 14 anëtarë të degës për dorëheqjen e tij.

Uji Dea

Burime të gazetës Kosova Sot, Brenda LDK-së kanë konfirmuar se tani, si kundërpërgjigje në këtë kërkesë, është formuar, i ashtuquajturi, grup punues i ristrukturimit të degës, me qëllim të përgatitjes për zgjedhjet parlamentare, por që për qëllim ka zvarritjen e shqyrtimit të kërkesës për dorëheqjen e kryetarit të degës, Sami Hamiti, sipas kërkesës së anëtarëve të degës dhe drejtuesve të disa nëndegëve në teren./Kosova Sot/