GRANDEMALL

IQZH kërkon ndërtimin e sallës dhe fushën e sportit në Zhegër

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan- Iniciativa Qytetare e Zhegrës (IQZH) ka kërkuar nga MASHT ndërtimin e Sallës së Edukatës Fizike dhe fushës së sportit në Shkollën e Mesme te Ulët “Agim Ramadani” në Zhegër.

Zhegra një ndër lokalitetet më të mëdha në nivel Kosove, në vitin 2011 me përkrahjen e MASHT –it realizoi një kërkesë të kamotshme të nxënëseve e qytetarëve të këtij komuniteti , ndërtimin e SHMU “Agim Ramadani”.

Kurteshi tha se ndërtimi i shkollës vetëm pjesërisht ka kënaqur kërkesat e nxënëseve, arsimtarëve dhe qytetarëve të Zhegrës, pasi që objekti në fjalë nuk ka sallë të edukatës fizike, e në oborr nuk është ndërtuar fusha e sportit.

Si rezultat ora e edukatës fizike realizohet me vështirësi e plan programet nuk ka mundësi te realizohen.

Uji Dea

Ndërtimi i sallës së edukatës fizike , fushës së sportit, do tu mundësonte mbi 800 nxënëseve që mësojnë në këtë shkollë të realizojnë aktivitetet e tyre si në orët e edukatës fizike dhe aktivitete tjera mendon Kurteshi.

Sallën dhe fushën në fjalë do t`i shfrytëzonin edhe klubet sportive të Zhegrës si Klubi i Hendbollit “Zhegra”, që garon në Superligën e Kosovës dhe garat i zhvillon në sallën “Bashkim Selishta” në Gjilan.

Prandaj kërkojmë nga ju që të hartoni projektet për ndërtimin e sallës së edukatës fizike dhe fushës së sportit në SHMU “Agim Ramadani” në Zhegër thuhet në kërkesën e IQZH të nënshkruar nga Ruhan Kurteshi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.