Fundamenti

Investimet në pendën e Kremenatës sigurojnë ujin e pijshëm për Kamenicën

/ 3 minuta lexim

Kamenicë – Kryetari i Komunës së Kamenicës Begzad Sinani, ka pritur sot zëvendësministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Ferat Shala me bashkëpunëtorët. Temë kryesore e këtij takimi ishte kompletimi i projektit të Pendës së Kremenatës dhe mundësia e futjes në strategjinë e ujërave të Kosovës edhe për ujëmbledhësit në Gjyrishec dhe Desivojcë.

“Ministria dhe unë personalisht jemi shumë të interesuar që të realizohet projekti i Pendës së Kremenatës, por neve na nevojitet projekti në radhë të parë, ne kemi informacione se ekziston një projekt i punuar shumë vite më herët, dhe ne në ministri me ekspertët tanë dhe me një kompani të angazhuar jemi të gatshëm që ta finalizojmë atë, për të kaluar pastaj në fazën tjetër që është ajo e eksproprijimit të tokave ku do të bëhet Penda, dhe në sigurimin e fondeve qoftë nga Qeveria e Kosovës apo edhe donator të jashtëm në mënyrë që në këtë pjesë të Kosovës të realizojmë këtë projekt madhor“ tha zëvendësministri Shala.

Sinani e ka falënderuar zëvendësministrin për angazhimin e tij personal dhe të ministrisë së Mjedisit për Kamenicën. “Projektin e Pendës së Kremenatës do ta dorëzojmë në ministri në afatin prej 10 ditësh, dhe do të angazhojë një ekip të zyrtarëve komunal të cilët do të merren ekskluzivisht me këtë çështje që është ndër kryesoret për Kamenicën sepse përveç sigurimit të ujit të pijes do të ketë edhe përfitime të tjera. Po ashtu ekzistojnë të dhënat kadastrale porsa i përket eksproprijimeve dhe stafi i komunës do të jetë në mbështetje të ekspertëve Tuaj gjatë tërë kohës” tha kryetari Sinani

Në kuadër të hartimit të strategjisë së ujërave të Kosovës e cila është në proces, kryetari Sinani kërkoi që të përfshihet edhe ujëmbledhësi në Desivojcë dhe ai në mes të Gjyrishecit dhe Hogoshit.

KKVITI

“Një problem tjetër shumë i madh është ai i trajtimit të ujërave të zeza, ky projekt duhet të përfshijë disa komuna, ndërsa gjendja është shumë shqetësuese sepse kanalizimet që derdhen në lumë shkaktojë dëme të mëdha dhe u krijojnë problem shumë familjeve që jetojnë përreth lumit si në Koretin, Berivojcë etj” tha kryetari Sinani.

Zëvendësministri Ferat Shala, premtoi se do të angazhohet që për këtë çështje të bëhet një studim nga ekspertët për të hartuar projektin kryesor, ndërsa theksoi se ministria ka mbështetje në këtë fushë nga GIZ dhe një organizatë Japoneze me të cilat do të diskutoj mundësitë për angazhimin e tyre në Kamenicë.

Kryetari Sinani dhe zëvendësministri Shala me bashkëpunëtorët vizituan Kremenatën dhe vendet e tjera ku parashihen ujëmbledhësit./rajonipress/