GRANDEMALL

Interpoli serb arreston shqiptarin e shpallur në kërkim ndërkombëtar

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Arrestohet biznesmeni Astrit (Nimani) Limani, i njohur ndryshe si Titi i Ukës. Burime nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Lezhës bënë me dije se, 41-vjeçari u prangos dje nga Interpol Serbia në pikën e kalimit kufitar Merdarë në kufirin kosovaro-serb. Mësohet se Limani ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi ishte dënuar nga Gjykata e Milanos me 15 vjet burg në mungesë për organizim e trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike dhe evazion fiskal.

Pavarësisht kërkimeve nga Interpoli, ai qëndronte lirisht në Shqipëri ku zhvillonte aktivitetin e tij si biznesmen, pronar i një kompleksi turistik të njohur në bregdetin e Shëngjinit. Policia e Lezhës pas informacioneve të marra nga Interpoli bëri identifikimin dhe lokalizimin e tij dhe të enjten bëri shpalljen në kërkim të 41-vjeçarit.

Ndërkohë, burimet e mësipërme sqarojnë se Astrit Limani është larguar nga vendi ynë 8-9 orë para se të shpallej në kërkim nga blutë e Lezhës, duke u larguar fillimisht në drejtim të Kosovës. Nga verifikimi që është bërë në sistemin TIMS, 41-vjeçari ka kaluar kufirin në doganën e Morinës në orën 9:00 të së enjtes.

UBT

Arrestimi i tij është bërë i mundur ditën e djeshme në doganën e Merdarës nga Interpoli serb. Pritet që policia serbe të ekstradojë Limanin drejt Shqipërisë dhe pas kryerjes së procedurave ai do të ekstradohet drejt Italisë.

Limani është një biznesmen i njohur në zonën e Lezhës, madje ka financuar edhe fushatat elektorale të disa forcave politike.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.