Interi mendon të huazojë Xhemajlin

Skuadra milaneze Inter është duke menduar të huazojë deri në fund të stinorit mesfushorin shqiptar të Napolit, Blerim Xhemajli, shkruan “Corriere dello Sport” të mërkurën.
Xhemajli 26-vjeçar më herët ka thënë se është i interesuar të luajë më tepër, ndërsa këtë mundësi nuk po e ka te Napoli.
Presidenti i Interit, Massimo Moratti, është interesuar që të huazojë Xhemajlin, mirëpo kërkesa e tij është refuzuar nga presidenti i Napolit, Aurelio de Laurentiis.
Xhemajli këtë stinor për Napolin ka luajtur në 18 ndeshje në Serie A, pjesën më të madhe të tyre si rezervist, dhe ka shënuar një gol.