UBT

Interi dhe Milani në garë për Shaqirin

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Dy rivalët e qytetit të Milanos, Interi dhe Milani, janë në garë për ta transferuar mesfushorin kosovar të Bayern Muenchenit, Xherdan Shaqiri, njoftojnë mediumet italiane.

“Interi, Milani, si dhe Borussia Moenchengladbachu e kanë për qëllim që ta transferojnë mesfushorin Xherdan Shaqiri. Talenti ka nevojë për të luajtur dhe promovuar vlerat e tij, siç bëri në Basel”, shkruan “sportevai.it”.

Shaqiri, 22-vjeçar, këtë edicion nuk ka pasur shumë fat. Ai ka pësuar tri lëndime muskulore.

Uji Dea

Por, në 17 ndeshje të zhvilluara në Bundesliga 1 të Gjermanisë ka shënuar 6 gola dhe ka kontribuuar me dy asistime. Me skuadrën e Bayern Muenchenit ka kontratë deri në qershor të vitit 2016.

Ndërkohë Shaqirit i duhen edhe 2-3 javë për t’u kthyer në fushë. Ai të martën u është kthyer stërvitjeve të lehta.