Mobi Casa

Inteligjenca, më e lartë te fëmijët e ushqyer sipas kërkesës së tyre

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Rezultatet e testeve te inteligjencës (IQ) dhe testet SAT nëpër shkolla me fëmijë të moshës 5 deri në 14 vjeç, treguan se fëmijët e ushqyer sipas kërkesës së tyre shoqërohen me rezultatet IQ më të larta.

Studimi është kryer nga hulumtuesit në Institutin për Hulumtime Ekonomike dhe Sociale (ISER) në Universitetin e Essex, dhe në Universitetin e Oksfordit. Megjithatë, studiuesit kërkojnë të bëhet kujdes në interpretimin e rezultateve.

Duke marrë parasysh një gamë të gjerë të faktorëve ne sfond që përfshijnë nivelin arsimor te prindërve, të ardhurat familjare, seksin e fëmijës dhe moshën, shëndetin e nënës dhe stilet prindërore, hulumtimet konstatojnë se të ushqyerit sipas kërkesës së fëmijës është i lidhur me rezultatet IQ më të larta në moshën 8 vjeç, dhe ky dallim është gjithashtu i dukshëm në rezultatet e testeve SAT në moshën 5, 7, 11 dhe 14 vjeç.

United Hospital

Studimi gjeti se te ushqyerit e planifikuar ka pasur përfitime për nënat, te cilat raportuan ndjenja te larta të besimit dhe nivele të larta të mirëqenies.

Ky hulumtim u bazua në një shkallë të gjerë të dhënash; probabiliteti që këto të jenë rezultate të gabuara apo të rastësishme është shumë i ulët. Megjithatë, ky është studimi i parë dhe i vetëm në llojin e vet, dhe kërkime të mëtejshme janë të nevojshme para se ne mund të themi kategorikisht se si ju ushqeni fëmijën tuaj ka një ndikim afatgjatë mbi IQ apo arritjet akademike të tij apo të saj. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.