Mobi Casa

Institucionet tona janë të pafuqishme ta pengojnë themelimin e Tribunalit

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Profesori i së Drejtës Penale Ndërkombëtare, Ismet Salihu, ka thënë se themelimi i një Tribunali ndërkombëtar për t’i gjykuar krimet e luftës do ta dëmtojë imazhin e shtetit të Kosovës.

“Themelimi i këtij tribunali do t’i dëmtojë shumë imazhin, autoritetin dhe prestigjin e Republikës së Kosovës sepse po del se në Kosovë nuk ka kushte për t’u shqyrtuar procese të rëndësishme gjyqësore për shkak të ndikimeve dhe kërcënimeve ndaj dëshmitarëve”, ka thënë Salihu në një intervistë për “Epokën e re”.

RCCOLA

Megjithatë ai ka thënë se nëse themelimi i kësaj gjykate është vendosur nga ndërkombëtarët, më mirë është që institucionet më të larta të Kosovës ta japin pëlqimin e tyre, pasi sipas tij, do të vlerësohej nga historia.