ARKATANA

Institucionet po “luajnë” me të pagjeturit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Billbordi i zbuluar të premten në Prishtinë si simbolikë për personat e pagjetur në Kosovë, konsiderohet “lojë” institucionale me familjet e të pagjeturve. Kjo bëhet edhe më e padurueshme, kur vetëm një ditë më vonë “’pllaka përkujtimore” nuk funksiononte. Prandaj, familjarët e personave të pagjetur konsiderojnë se kjo pllakë do të jetë e përkohshme pasi që ata presin që të ndërtohet një qendër memoriale për të gjithë personat e zhdukur.

Ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, mendonte që për të zhdukurit të ndërtohet një qendër memoriale pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, qendër kjo e cila do të ngjante me qendrën memoriale të Luftës Civile në SHBA.

Ish-këshilltari i Ibrahim Rugovës, Ramë Manaj, i cili gjithashtu ka familjarë të humbur gjatë luftës, deklaroi se kjo ide ka qenë synim i Ibrahim Rugovës. “Me ish-presidentin Rugova kemi pasur synim që pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës të ndërtohet një qendër memoriale në të cilën do të figuronin emrat e të gjithë të zhdukurve”, ka thënë ndër të tjera Manaj.

Hidromorava

Koordinatori i Këshillit Koordinues të Asociacioneve të Familjeve të të Zhdukurve të Kosovës, Haki Kasumi, ka kritikuar Komisionin Qeveritar për Persona të Pagjetur për mungesë të qasjes profesionale dhe të ekipit profesional.

“Është konstatim i përgjithshëm i familjarëve se Komisioni Qeveritar për Persona të Pagjetur nuk është duke bërë sa duhet. Po mundohet, por mungon qasja profesionale, mungon ekipi profesional, mungon plani afatshkurtër dhe afatgjatë për zgjidhjen e këtij problemi shumë të dhimbshëm dhe shumë të komplikuar”, ka thënë ai…. (“Zëri”)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.