GRANDEMALL

Institucionet përkujtojnë Betejën e Zhegocit

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Në Komunën e Gjilanit, sot nën organizimin e institucioneve shtetërore nga niveli qendror dhe ai lokal, është përkujtuar Beteja e Zhegovcit, në të cilën kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryesuesja e Kuvendit të Gjilanit, Shpresa Kurteshi-Emini, kanë potencuar se dëshmorët dhe të rënët në luftën për liri kanë bërë që ne sot të jetojmë të lirë e të punojmë për shtetësinë dhe zhvillimin e vendit.

“Dhimbja për të gjitha familjet e dëshmorëve dhe martirëve është e pa harruar në asnjë moment, por, pa këto rënie të dëshmorëve, heronjëve e martirëve nuk do të ishim këtu ku jemi. Prandaj, së bashku me të gjitha familjet të cilat kanë dhënë më të dashurit e tyre për liri, shprehim lavdinë dhe respektin maksimal për të gjithë të rënët”, ka thënë kryeministri Haradinaj, në fjalën e rastit.

FIDANISHTJA

Kurse, kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, Shpresa Kurteshi-Emini, ka thënë se është një ritakim në 20 vjetorin e Betejës së Zhegocit, për të rikujtuar të gjithë të rënët për liri dhe reflektimin për punë dhe angazhime maksimale për zhvillimin e Kosovës.
“Ne do të nderojmë në vazhdimësi të gjithë të rënët për liri. Kujtojmë dhe përulemi para të gjithë të rënëve që nga foshnja e deri te të moshuarit, të cilët dhanë jetën e tyre që ne sot të jetojmë të lirë. Amaneti i dëshmorëve dhe të rënëve për liri, është detyrë për të gjithë ne që të punojmë më shumë dhe ta bëjmë Kosovën shtet me rrugën e fuqishme drejtë integrimeve euroatlantike, zhvillimit ekonomik dhe ndërtim të sigurisë për të gjithë qytetarët pa dallime”, ka thënë mes tjerash kryesuesja Kurteshi-Emini.

Ndryshe, përfaqësuesit e institucioneve lokale kanë bërë sot homazhe tek varrezat e dëshmorëve, ndërkaq në lagjen “Dardania” janë zbuluar bustet e dëshmorëve, Tefik e Hanumshahe Zymberi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.