Mobi Casa

Inspektorati kërkon kthimin e Halitit në postin e dekanit të Mjekësisë

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Inspektorati i Punës ka marrë vendim për rikthimin e Naim Halitit në detyrën e dekanit të Mjekësisë dhe për këtë e ka njoftuar edhe punëdhënësin e tij. Rektorati i UP-së premton t’i bëjë “shqyrtim ligjor” kërkesës së Inspektoratit.

Ish-dekani i Fakultetit të Mjekësisë, Naim Haliti, e ka kaluar “pragun e parë” drejt kthimit në postin nga i cili ishte shkarkuar pas valës së arrestimeve në UP, nën dyshimet se kanë kryer veprat penale – keqpërdorim i detyrës zyrtare, marrje e ryshfetit dhe raste të posaçme të falsifikimit të dokumenteve. Nga 11 persona që ishin arrestuar dhjetorin e vitit të kaluar, shumica kanë qenë pjesë e Fakultetit të Mjekësisë.

Mobi Casa

Haliti ishte shkarkuar nga posti me vendim të ish-rektorit të UP-së, Ibrahim Gashi, me përkrahjen edhe të Këshillit Drejtues. Haliti pati bërë ankesë kundër shkarkimit të tij, duke e quajtur atë të paligjshëm..(“Koha Ditore”)