Hidromorava

Inspeksioni mbyll katër kazino në Gjilan

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Gjilan – Inspeksioni komunal i shoqëruare edhe nga policia ka kontrolluar bastoret dhe kazinotë në zonën “A” në qendër të qytetit dhe nga shtatë të kontrolluara prej tyre, katër i ka mbyllur tha për rajonipress Selver Xhelili drejtor i inspeksionit komunal.

Inspeksioni komunal të hënën vonë në mbrëmje i shoqëruar edhe nga policia ka ndërmarrë një aksion në qendër të qytetit ku ka kontrolluar bastore e kazino, raporton rajonipress.

Eco Higjiena

Selver Xhelili drejtor i inspeksionit komunal tha për rajonipress se janë kontrolluar shtatë kazino, derisa janë mbyllur 4 prej tyre. “Kazinotë e mbyllura nuk kanë poseduar regjistrimin dhe pranimet teknike dhe ne u kemi dhënë afat që të aplikojnë dhe të rregullojnë dokumentacionin e kërkuar” tha Xhelili.

Xhelili tha se aksione të tilla do të ketë edhe në të ardhmen e në veçanti do të kontrollohen të gjitha bastoret e kazinotë që pengojnë procesin mësimor apo që krijojnë e shkaktojnë zhurmë në qendër të qytetit./rajonipress/

Mund të ju interesoj: