FIDANISHTJA

Infektologu: Hera e parë që “lija e majmunëve” paraqitet në Kosovë

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Infektologu Hamdi Ramadani, thotë se Lija e Majmunëve është një sëmundje infektive që buron nga majmunët.

“Lija e Majmunëve është një sëmundje infektive që buron nga majmunët dhe tani është konfirmuar edhe në vendin tonë. Kjo është hera e parë që kjo sëmundje paraqitet në Kosovë”, thotë ai.

Sipas Ramadani, kjo është një sëmundje infektive e rrallë që ka tri faza të dallueshme, të cilat janë të rëndësishme për njohjen e saj.

GRANDEMALL

“Kjo sëmundje manifestohet me fazën e inkubacionit, pastaj faza e dytë me ethe dhe temperaturë dhe faza e tretë me ndryshime në lëkure, ndryshime të cilat duken si postula, që i ngjasojnë shumë sëmundjes Variola, i përngjanë shumë edhe Lijës së Ujit apo është një sëmundje virusale dhe simptolagjia zgjatë nga 1 javë deri në dy javë” thotë ai për front online.

Infektologu Ramadani, ka thënë se tek pacientët me këtë sëmundje shfaqen disa simptoma karakteristike, duke përfshirë rritje të gjëndrave regjionale, temperatura të larta, dhimbje të muskujve dhe kokës.

“Tek pacienti me këtë sëmundje kemi rritje të gjëndrave regjionale, temperatura është e pranishme, dhimbje të muskujve dhe kokës, me kalimin e kohës gjendja e sëmundjes shkon duke u përmirësuar dhe pas 13-14 dite, fillojnë ndryshime dhe ato fillojnë të hiqen nga lëkura dhe ai person nuk është infektues, por personat e kontaktit qoftë familjarë ose të quajmë të shërbimeve shëndetësore etj”, thekson ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.