Uji Dea

Inaugurohet projekti i madh i Lagjes së Lumtur

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Është inauguruar të dielën projekti i madh i Lagjes së Lumtur, i cili është mbështetur nga Qeveria e Kuvajtit.

“Siç edhe ka qenë e planifikuar, në kuadër të festave të 28 nëntorit, jemi sot në inaugurim të Lagjes së Lumtur, në të cilën ka do të ketë shkollë profesionale si mundësi e vetëpunësimit, edukim, përkujdesje ditore për fëmijët jetimë dhe nëna vetushqyese, për personat me aftësi të kufizuara, gratë që janë viktima të dhunës në familje etj. Ky është njëri prej programeve më të mëdha dhe më unik që e ka Gjilani, por që do t’I trajtojë në mënyrë profesionale dhe të kujdesshme problemet e këtyre kategorive, pasi para ligjit dhe Zotit jemi të barabartë. I falënderoj të gjitha organizatat për bashkëpunimin e madh që e kemi pasur mes nesh. E falënderoj edhe donatorin, Qeverinë e Kuvajtit për jetësimin e këtij projekti”, ka thënë kryetari në detyrë i Komunës, Lutfi Haziri.

Hidromorava

Në këtë ngjarje kanë folur edhe Nazife Jonuzi nga OJQ Liria, Fatmir Shurdhani, menaxher i Handikos, Bajram Spahiu, drejtor i Shoqatës së personave të verbër, të cilët e ka falënderuar kryetarin Haziri për mbështetjen e madhe që u ka ofruar këtyre kategorive.

Ndryshe, ndërtimi i projektit të Lagjes së Lumtur kap koston e mbi 2.3 milionë dollarësh./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.