ARKATANA

Inaugurohet fshati turistik “Lura Agroturizëm”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Është inauguruar sot fshati turistik “Lura Agroturizëm” në Makresh, i cili është financuar nga Komisioni Europian. Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, i cili ka marrë pjesë në hapje, tha se është i lumtur që po realizohet kjo i ide e kamotshme e familjes Buca.

“Ka qenë një ëndërr e mikut tim, Gani Buca, e cila është realizuar dhe lidhet agroturizëm. Lura Agroturizëm është vend atraktiv për të gjithë njerëzit që duan të kalojnë ditë e net aty. Jam i lumtur që si mik i Ganiut, i kam qëndruar afër gjithmonë, por Bashkimi Europian është ai që ka mundësuar që të realizohet financiarisht”, ka thënë Haziri.

Fundamenti

Ai tha se nga ky investim do të përfitojnë edhe kryefamiljarët dhe ata që merren me prodhime bujqësore, përkatësisht pemëtari, perimtari, blegtori etj.

“Unë apeloj që të vazhdojmë ta zhvillojmë jetën tonë sepse ajo që u tha këtu, Kosova ka shumë vende të bukura për duhet të nxirren në dritë për të punuar. Lura lidhet edhe me kryefamiljarët, duke filluar nga toka, blegtoria, pemëtaria, perimtaria, frutat malore etj. Faleminderit BE për mbështetjen e këtij projekti. Regjioni është mbështetur prej BE në shumën prej 14 milionë euro, që përfshihet edhe sektori publik dhe ai privat. I ftoj gjilanasit dhe gjithë Kosovën që të vijnë dhe ta shohin këtë bukuri. Urime Ganiu dhe familjes Buca”, ka pohuar kryetari i Gjilanit. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.