UBT

In memoriam, Mustafë Shala mes atdhetarisë dhe humanitetit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Lajmi i hidhur për vdekjen e ish fqinjit tim, Mustafë Shala jehoi pikëllueshëm në mua dhe, më tej në Gjilan edhe më larg, gjithë andej ku preku fjalë-mirësia dhe dorëdhënia e lirë, përherë e shtrirë për nevojtarë e bamirësit e mikut e bashkëqytetarit tonë, atdhetarit Mustafë Shala. Mustafë Shala nuk iu përkiste mburracakëve, nuk ishte një premtues i zbrazët, assesi një reklamues i dorëdhënies së tij. Më parë se dora atij ia jepte zemra dhe, kjo është e dëshmuar sa e sa herë… Kush e ka njohur mirë Mustafën, ishte përherë një atdhedashës, por jo vetëm me fjalë. Ai mëtonte kurdoherë që atdhedashurinë ta konkretizonte dhe, sa herë i jepej mundësia nuk kursehej. E kishte ndihmuar ZOK-un njësitë vullnetare të UÇK-s, por, nuk numërohen ndihma të tjera të shumta, për të cila mund t`i dinë vetëm njerëzit më të afërm të Mustafës ose nuk i dinë, ngase i dinte vetëm ai dhe përdoruesit fatlumë! Ja pse i gëzohemi afarizmit të kategorisë së Mustafë Shalës…

Gjithsesi, për shkakun bamirës të një ndërmarrësi të tillë, sikur ishte dhe mbeti me po ato vlera, miku ynë Mustafë Shala. Andaj, shkuarja e tij në botën e amshuar la zbrazësi… Mustafa pos që do ti mungojë familjes së tij të dashur, do ti mungojë veprimtarisë bisnesore, do ti mungojë institucioneve shtet-ndërtuese, do ti mungojë miqve e shokëve të shumtë, do t`i mungojë kulturës dhe qytetarisë së Gjilanit!

FITORJA

Me pikëllim e sinqeritet të thellë ndahemi nga dashamiri e miku i ndejave të këndshme! Gjithnjë ndejat tona, pos asaj njerëzores së rëndomtë, nuk mbeteshin pa u përshkuar edhe nga brengat për mbarëvajtjen e fatit tonë si shqiptarë dhe, fati i rrugëtimit të mëtejmë të shtetit tonë të ri, të ngritur me gjak e sakrifica gjithfarësh por, edhe me gabime e papërgjegjësi drejtuese të klasës politike të gjitha ngjyrimeve… Megjithatë, pusho i qetë në dheun e atdheut tënd Miku ynë i çmuar Mustafë Shala! Lamtumirë!

Gjilan, më 30 gusht 2024
Mehmetali REXHEPI

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.