Fundamenti

Iluzionet e motit (prozë poetike)

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kurrë s’e patëm në dorë Lirinë për ta mikluar si nëna fëmijën. E praninë e saj e kishim gjithnjë me vete, kudo. Patëm diellin e besimit në sy, edhe pse rreth nesh shfrynin kuçedrat për ta përvëluar lëkurën tonë, për ta djegur mendjen tonë e për të na e vrarë hapin.

Ishte lidhja me besën që nuk na linte të shkonim rrugëve të errëta e që na pastronte nga mëkatet e pabëra.

Përherë të vonuar në rënie-uljet kohore, nganjëherë të mashtruar nga iluzionet e motit në telat e çiftelisë, zemrën e kishim tutje, atje ku jetohej lirshëm.

United Hospital

Në ditët e mëdha të Lirisë, një i harbuar tha:
Unë mund të kalëroj mbi ty, fitore e arritur, si mbi pelën e shfrenuar, të vjel gjithë të mirat në ditët e para pranverore për t’i nxjerrë në treg të gjitha plagët e dhimbjet e këtij trualli të lashtë! Dhe ai kalëroi pamëshirshëm, hapi edhe varre e varrë të reja, e unë më kurrë s’ta pashë buzëqeshjen në buzë, s’të dëgjova t’u rrëfeje fëmijëve për ylberet e begatisë, për shpresat e realizuara.

Jo, jo, as qeshje nuk pashë më në fytyrën tënde.

Ramadan Mehmeti

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.