Uji Dea

Ilir Azemi rrëfen tmerrin që përjetoi nga aksidenti, rehabilitimin dhe kthimin në fushë

/ 6 minuta lexim
ARKATANA

Më 7 gusht të vitit 2014 rreth orë 4:30 të mëngjesit, sulmuesi kosovar Ilir Azemi, me makinën e tij të tipit Audi, pësoi një aksident mes qyteteve Nurmberg dhe Furth, ku ishte përplasur me një furgon.

Shoferi i furgonit për fat të mirë nuk u lëndua shumë, ndërsa u nevojitën 40 minuta që ekipi i zjarrfikësve të nxjerrë nga makina Ilir Azemin, duke përdorur mjete profesionale.

Sulmuesi i Greuther Furth si pasojë e këtij aksidenti, kishte pësuar lëndime të rënda, duke marrë fraktura në brinjë dhe thyerje në zonën e legenit.

23 vjeçari kishte frikë që pas këtij aksidenti kishte përfunduar karriera e tij, por në janarin e këtij viti, ai u pa në fushë në një ndeshje miqësore me ekipin rezervë, ku ka shënuar pesë gola.

Ilir Azemi për medien gjermane “11freunde.de”, është rrëfyer për aksidentin e tij, fazën e rehabilitimit dhe kthimin në fushë, po ashtu pjesë e kësaj interviste ka qenë edhe Martin Meichelbeck, drejtor sportiv i Greuther Furth, ndërsa një pjesë të kësaj interviste, në shqip ua sjell Indeksonline.

Ilir Azemi, si jeni sot?

Azemi: Natyrisht, shumë më mirë se në javët dhe muajt e parë pas aksidentit. Unë kam pak kufizime dhe dhimbje, vetëm pak, kur ngreh këmbët. Unë mund të stërvitem me ekipin dhe të luaj në miqësore.

Nëse shikojmë prapa në natën e tmerrshme. Si ndodhi aksidenti?

Azemi: Unë kam qenë në një bashkim familjar me motrën time në Nuremberg. Vëllai im dhe dy kushërinjtë që unë nuk i shoh shpesh, ishin atje. Në fakt unë kam kërkuar për të qëndruar atje, por ishte ndryshe siç e mendova unë, pra ky është fati. Unë në mëngjes po shkoja në shtëpi. Unë jetoj pranë kufijve të qytetit, dhe udhëtimi zgjat 15 minuta. Deri të shtëpia unë kisha edhe dy minuta. Pastaj ndodhi aksidenti.

Tifozët e Furthit duke i dërguar mbështetje Ilir Azemit
Çfarë ju kujtohet?

Azemi: Sinqerisht? Mundohem që mendimet rreth aksidentit t’i zhvendos. Por sigurisht kujtesa ime i kap përsëri ato. Në klinikën në Furth unë isha i lidhur me një pajisje, u ndjeva aq i pafuqishëm. Vetëm nëna ime, motra dhe një mjek ishin aty. Mjeku tha se unë duhet të jem i lumtur që jam ende gjallë. Unë nuk mund t’i lëvizja pjesët e trupit tim, përveç duarve. Kështu që unë isha në gjendje vetëm ta ushqeja veten. Por me një legen të thyer, nuk mund ta shpjegoj pjesën e epërme të trupit, këmbët nuk lëviznin. Çdo gjë e lënduar. Ishte e padurueshme. Unë nuk e kam asnjë ide se si do t’i kisha duruar dhimbjet pa qetësues, ju lutem. Edhe frymëmarrja ishte e vështirë për arsye të shembjeve pulmonare . Gjërat u bënë më mirë vetëm pas dy apo tre javësh.

KKVITI

Ka pasur zëra se nuk keni qenë në bashkim familjar, por në një klub nate në një parti?

Azemi: Që e sollën mediet, ishin të gabuar.
Lojtarët në zhveshtore u lutën për Ilir Azemin
Martin Meichelbeck, si drejtor sportiv jeni përkujdesur gjatë për Azemin. Gjithashtu jeni përgjegjës për kujdesin psikologjik të ekipit. Si ekipi e priti aksidentin?
Meichelbeck: Unë jam informuar në mëngjes në orën 07:45. Në mesditë kemi pasur stërvitje. Para kësaj kemi folur me ekipin në zhveshtore. Lojtarët ishin në shok, disa edhe ishin duke qarë, sepse shkalla e lëndimit nuk mund të parashikohej në atë kohë. Ne kishim një opsion për lojtarët, të stërvitemi apo jo. Të gjithë ishin në favor. Pas stërvitjeve të gjithë lojtarët u lutën për Ilirin në zhveshtore. Ishte diçka emocionuese që doli nga ekipi, dhe më preku shumë mua. Katër ditë më vonë ne kishim derbin ndaj Nuremberg.

Ka pasur refuzim që të mos luhet derbi?

Meichelbeck: Sigurisht që kemi diskutuar në ekip dhe më ekipin. Sigurisht ne e kemi konsideruar se çfarë mund të ndodh në derbi në këtë situatë, sepse shumë lojtarë kaluan nëpër trauma. Por këto kaluan shpejtë, sepse ekipi kërkoi të luante për Ilirin. Ne patëm shumë diskutime në ditët e ardhshme. Ne duhej të arrinim një ekuilibër në mes këshillimit të kalimit të traumave dhe përgatitjes së derbit kundër Nuremberg.
Ilir Azemi, si keni qenë pas ndeshjes?
Azemi: E kam shikuar në televizion nga spitali. Sigurisht kam qenë shumë i lumtur që fituam 5:1, edhe në qoftë se ka pasur probleme tjera. Më preku skena kur skuadra më dërgoi mbështetje, dhe të gjithë lojtarët mbanin veshur fanellën time me numrin 33.

Ishin javët dhe muajt pas aksidentit, më të vështirat në jetën tuaj?

Azemi: Jo. Kam humbur babanë më herët, që ishte momenti më i vështirë në jetën time. Aksidenti erdhi më pas.

A keni menduar se do të pensionoheni?

Azemi: Jo. Në fillim mendoja vetëm për t’u kthyer, por natyrisht ju nuk mund të jeni 100 për qind i sigurt. Kur isha i lirë përsëri në kokë, e kam menduar edhe një opsion. Se cili ishte ai, mbetet në kokën time.

Kush ju dha forcë?

Azemi: Nëna ime, ajo ishte afër meje gjithmonë. Pjesa tjetër e familjes, miqtë e mi, klubi dhe tifozët. Shumë mesazhe të tifozëve erdhën në zyrën e klubit. Ato i mora unë pas daljes nga spitali.

Kur mund të presim rikthimin tuaj?
Azemi: Askush nuk e di se kur do të jetë. Unë po punojë shumë çdo ditë për të marrë një shans të dytë në futboll. Deri më tani, duket mirë. Unë stërvitem me U23 dhe mund t’u bashkohem në të gjitha ushtrimet pa ndonjë problem. Kur do të jem në gjendje për t’u stërvitur me ekipin e parë, unë nuk e di.
/Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.