Ikë nga vendi i ngjarjes dhe sulmon zyrtarët policor, prangoset i dyshuari

Gjilan – Në rrugën e Kumanovës, në Gjilan është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti kishte ikur nga vendi i ngjarjes, duke mos u ndalur në pikën e kontrollit të policisë. I dyshuari gjatë ikjes disa herë ka goditur veturën zyrtare të policisë e cila ishte në ndjekje të tij, me ç’rast lëndime trupore kanë pësuar katër zyrtarë policorë që ndodheshin në veturë.
Lidhur me rastin personi i dyshuar është ndaluar nga njësia policore dhe i njëjti është futur nën kontrollë.
Zyrtarët policorë dhe dy personat që ishin në veturë kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/