FITORJA

Ideja serbe për mbylljen e kufirit për shqiptarët e Luginës, Kamberi i reagon Vuçiqit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar pas paralajmërimit të presidentit Aleksandar Vuçiq për mbylljen e kufirit për shqiptarët e Luginës së Preshevës, përkatësisht pikën kufitare Dheu i Bardhë – Konçul.

Mundësia e mbylljes së pikës kufitare Dheu i Bardhë – Konçul, raportohet se erdhi si kundërmasë për vendimin që Qeveria e Kosovës ka marrë për reciprocitet për targat e veturave nga Serbia që hyjnë në Kosovë.

Kamberi, përmes një postimi në Facebook, këtë ide e ka quajtur fashizëm të pastër serb dhe se ajo nuk do të kalojë në asnjë rrethanë.

“Ideja për mbylljen e kufirit në Konçul është fashizëm i pastër. Nëse me të vërtetë ekziston ideja për mbylljen e kufirit në Konçul, atëherë mund ta paramendoj kush edhe është autori i saj. Por, është fakt që ‘nëpërmjet parandalimit të saj’ A. Vuçiq po e paraqet vetën si paqeruajtës i Ballkanit”, ka thënë Kamberi.

Fundamenti

Tutje theksoi se me këtë do të merrte fund edhe nisma për “Open Balkan”, të cilën e kanë firmosur Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria.

“Në thelb ato nuk do të ishin masa represive vetëm ndaj popullsisë civile, por edhe atak i drejtpërdrejtë ndaj idesë së Ballkanit të Hapur me të cilën Vuçiq po krenohet. Në fakt, kjo ide e mbylljes së kufirit në Konçul vetëm për shqiptarët, do të ishte edhe fundi i Open Balkan. Shqiptarët me siguri nuk do të duartrokisnin këtë rast. As nën kërcënimin e cilës do fuqi nuk do të pajtoheshim me idenë që të na vendosin në ndonjë rezervat”, ka shtuar deputeti shqiptar.

Kamberi konsideron se personi i cili e ka propozuar këtë ide duhet të jetë një budalla i pastër politik.

“Ndërmarrja e masave represive ndaj popullsisë civile (shqiptare) që de fakto janë shtetas të Serbisë, është një masë fashiste të cilën as një budalla sikurse ai që e paska propozuar nuk do të ketë shans për ta aplikuar”, tha Kamberi./Telegrafi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.