Uji Dea

Ian Cliff mbështet ndryshimin e pronësisë së Trepçës

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ian Cliff, po e përkrah idenë e Qeverisë së Kosovës për ndryshimin e pronësisë së gjigantit metalurgjik “Trepça”. Aktualisht minierat janë të evidentuara dhe trajtuara si Ndërmarrje Shoqërore (NSH), e të cilat menaxhohen nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP).

Por, me ndryshimin e Ligjit për Ndërmarrjet Publike, po kërkohet që “Trepça” të kalojë në menaxhim të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik (MZHE).

Mobi Casa

Në një prononcim për gazetën “Zëri” ambasadori anglez vlerëson se pasuritë e Trepçës janë jetike për të ardhmen ekonomike të Kosovës, dhe sipas tij, nën menaxhimin e MZHE-së, do të jetë më e lehtë edhe për investitorët potencialë.