RCCOLA

I plotësohet dëshira Pacollit!

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për krijimin e dy zonave ekonomike (Komuna e Gjakovës dhe Komuna e Mitrovicës), duke ia plotësuar dëshirën e kahmotshme të zëvendëskryeministrit, Behgjet Pacolli i cili për një kohë të gjatë nuk ka rreshtur së kërkuari një vendim të tillë.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se në kuadër reformave ekonomike Qeveria e Kosovës sot po vazhdon edhe me vendimet për krijimin e dy zonave ekonomike në Kosovë të cilat sipas tij janë edhe një hap në përkrahje të prodhuesve vendor, mbështetjes së eksportit dhe krijimit të vendeve të reja të punës.

Uji Dea

“Zonat ekonomike do të ndikojnë në përmirësimin e ambientit të të bërit biznes si dhe do të ndikojnë në ngritjen e investimeve të huaja”, theksoi Thaçi.

Ndërsa zëvendëskryeministri, Behgjet Pacolli duke e falënderuar shefin e tij ka thënë se: “Vendimi që po marrim sot për zonat ekonomike është një ndër vendimet më të rëndësishme që kanë të bëjnë me ardhmërinë ekonomike të Kosovës. Ato kanë për qëllim të ndërtojnë një infrastrukturë më të mirë të biznesit, kushte më të mirë për prodhuesit që kanë për qëllim eksportin si dhe kualitetin e prodhimeve. Ne besojmë që përmes këtyre zonave do të arrijmë të tërheqim investitor qofshin ata vendor apo të huaj”./zeri/