Fundamenti

I ndërpritet paraburgimi Dragan Aritanoviqit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan- Gjyqtari Afrim Shala i ka ndërprerë paraburgimin të pandehurit Dragan Aritanoviq i dyshuar për asgjësimin dhe dëmtimin e kishës ortodokse serbe në Kufcë të Epërme më 16 shkurt 2013 , me arsyetimin se ai është penduar dhe se e ka pranuar veprën penale për të cilën edhe akuzohet. Ndërkohë Prokuroria Themelore e Gjilanit dega në Novobërdë i ka ngritur aktakuzën Aritanoviqit.

Dragan Aritanoviq (1968) nga Novobërda i dyshuar për veprën penale asgjësimi dhe dëmtimi i pasurisë është lënë i lirë pasi gjyqtari Afrim Shala ka vendosur që t`i ndërpresë paraburgimin me arsyetimin se kanë pushuar arsyet ligjore për mbajtjen e mëtejme të tij në paraburgim. “I pandehuri e ka pranuar kryerjen e veprës penale si dhe është penduar për kryerjen e këtyre veprave “ ka thënë në aktvendim, Afrim Shala gjykatës në Gjykatën Themelore në Gjilan dega në Novobërdë.

Në të njëjtën kohë Prokuroria Themelore e Gjilanit dega në Novobërdë i ka ngritur aktakuzën Dragan Aritanoviqit me arsyetimin se më 16 shkurt 2013 në Kufcë të Epërme me dashje ka asgjësuar apo dëmtuar pasurinë në objektin fetar- kishën e konfesionit ortodoks të fshatit Kufcë e Epërme, në atë mënyrë që me forcë e ka hapur derën anësore të kishës, e ka goditur me shkelma, ka depërtuar brenda, ka dëmtuar llamarinën, ka hequr nga muri pesë ikonat dhe i ka asgjësuar brenda në kishë kurse tri të tjera i nxjerr jashtë objektit dhe i asgjëson.

Eco Higjiena

Aritanoviq akuzohet edhe për dëmtimin e ikonës kryesore të Shën Savës të cilën e ka dëmtuar dhe pastaj është larguar nga vendi i ngjarjes.

Në procesin gjyqësor ndaj Aritanoviqit pritet të dëshmojnë gjashtë dëshmitar serb nga Novobërda./rajonipress/