Uji Dea

I dyshuari për krime lufte Zarije Cvetanoviq nuk u soll para drejtësisë, cili prokuror tregoi guxim e profesionalizëm në këtë rast

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Prokurori Agron Uka kishte ngritur aktakuzë kundër Zarije Cvetanoviq nga Gjilani për veprën penale “Krimet e luftës kundër popullatës civile”, ndërsa gjykatësja e EULEX-it Mariola Pasnik edhe pse kishte lëshuar Urdhër për arrest, Cvetanoviq deri më tani nuk është arrestuar.

Përkundër pengesave të shumta që krijonte UNMIK-u e më pas edhe EULEX-i kishte prokuror shqiptar që treguan guxim e vendosmëri që të merren me të dyshuarit e krimeve të luftës.

Rasti i Zarija Cvetanoviq nga Gjilani tregon më së miri se edhe në vitin 2002 ka pasur prokuror që janë marrë me shumë profesionalizëm duke i trajtuar rastet e krimeve të luftës.

Agron Uka prokuror qysh në vitin 2002 kishte ngritur aktakuzë kundër Zarije Cvetanoviqit, por në mungesë të pranisë fizike të tij kjo aktakuzë asnjëherë nuk ishte vërtetuar.

Uji Dea

Sipas aktakuzës së ngritur nga Agron Uka, i dyshuari Zarije Cvetanoviq dyshohet se në periudhën kohore prej datës 24 mars 1999 e deri në fillim të muajit qershor 1999, gjatë konfliktit të armatosur dhe bombardimeve të NATO-së, kundër ish Jugosllavisë, kanë shkelur rregullat e të drejtës ndërkombëtare, gjatë aksioneve të ushtrisë, policisë dhe formacioneve tjera të dy grupet të paramilitarëve të udhëhequra nga i akuzuari Zarija Cvetanoviq i akuzuari i dytë Mikica Mihajlloviq dhe i akuzuari i tretë Mile Ivkoviqi në shoqëri me ta edhe i akuzuari i katërtë Ila Dimitrijeviq, përveç vrasjeve, dëbimeve, depërtimeve dhe mundimeve të popullatës shqiptare në Kosovë, të akuzuarit përveç që kanë marrë pjesë në këto aksione sistematikisht ditë me radhë kanë plaçkitur pasurin e shqiptarëve nëpër fshatrat e Anamoravës.

Kundër Zarije Cvetanoviqit kishte pasur edhe një Urdhër për arrest të lëshuar edhe nga EULEX-i në vitin 2011. Kryetarja e trupit gjykues në kuadër të EULEX-it Mariola Pasnik kishte lëshuar urdhër arrest, por deri në këto momente ky i dyshuar nuk është takuar në Kosovë.

E njëjta gjykatës e EULEX-it kishte hedhur poshtë aktakuzën ndaj Mikica Mihajllloviqit, Mile Ivkoviqit dhe Ile Dimitrijeviqit ndërsa është thënë se shqyrtimi gjyqësor kundër të pandehurit Zaria Cvetanoviq shtyhet derisa i pandehuri të arrestohet dhe të sillet para Gjykatës.

Ndaj Cvetanoviqit pritet të lëshohet edhe fletë arrest ndërkombëtarë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.