HW

I besojnë Strasburgut , por jo edhe Serbisë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Muharrem Bajrami nga Sindikata e Invalidëve dhe Pensionistëve të Punës tha për rajonipress se rreth 4000 pensionist gjilanas i plotësojnë kushtet që t`i marrin pensionet e tyre. Megjithatë Bajrami tha se ata nuk kanë punë me Serbinë , por me Gjykatën e Strasburgut.

Rreth 4000 pensionist të Anamoravës llogaritet se i plotësojnë kushtet për të qenë përfitues të pensioneve të tyre. Dikur ishte Jugosllavia ajo që kishte borxhe ndaj kësaj kategorie, e më vonë edhe Serbia e cila tash së fundit është e detyruar në bazë të ligjeve ndërkombëtare që tua paguaj borxhin pensionistëve që i plotësojnë kushtet.

Në zyrat e Sindikatës së Invalidëve dhe Pensionistëve të Punës çdo ditë regjistrohen nga 80 pensionist të cilët shpresojnë se mund të jenë përfitues të pensionit. Por, Muharrem Bajrami nga SIPP thotë për rajonipress se ata shumë pak shpresojnë tek autoritetet e Serbisë. “Ne kemi punë me Gjykatën e Strasburgut e cila është e obliguar të respektojë të drejtat tona të cilat janë të garantuara edhe në bazë të ligjeve ndërkombëtare” tha Bajrami.

HW

Bajrami thotë se në këtë zyre për çdo ditë regjistrohen nga 80 pensionist dhe të gjithë i plotësojnë kushtet dhe kriteret përfituese. Ai tha se çdo punë që e bëjnë e kryejnë vullnetarisht dhe pa asnjë kompensim. Bajrami tha se është mirë që pensionistët mos të paguajnë asnjë avokat , por të paraqiten në zyret e SIPP ku shërbimet janë falas.

Bajrami tha se në punën e tyre kanë edhe pengesa meqë enti pensionua nuk po ua kompleton dosjen pensionistëve. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.