Uji Dea

Hyseni: Universiteti Publik i Gjilanit po konsolidohet çdo ditë

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Universiteti Publik i Gjilanit tanimë mund të themi se në aspektin menaxherial dhe zhvillimit të proceseve akademike dhe proceseve tjera të përditshme që zhvillohen në UGJ është në gjendje normale dhe ka arrit fazën e konsolidimit.Në përgjithësi proceset po ecin mbarë dhe jeta akademike – studentore në UGJ po zhvillohet normalisht dhe me një dinamikë të përballueshme dhe më një përkushtim të vazhdueshëm të menaxhmentit të UGJ dhe gjitha organeve të universitetit thotë Flamur Hyseni dekan në Fakultetin Juridik në Gjilan.

Flamur Hyseni për rajonipress tha se që nga fillimi i këtij viti akademik 2013/14 proceset akademike dhe jeta studentore në UGJ ka qenë normale dhe ka marrë karakterin tipik të një “atmosfere akademike” në qytetin e Gjilanit, raporton rajonipress.

“Përkushtimi i menaxhmentit të UGJ-ës të prirë nga Rektori Arben Dërmaku ka qenë dhe vazhdon të jetë shumë aktiv në të gjitha aspektet rreth proceseve për ta zhvilluar UGJ-në. Semestri i dytë i këtij viti ka filluar me kohë dhe janë duke u zhvilluar ligjëratat dhe ushtrimet në tri fakultetet si Edukim, Juridik dhe Ekonomik. Jeta studentore është mjaft aktive, dhe funksionojnë organet e udhëheqjes studentore të tri fakulteteve dhe Parlamenti Studentor të cilët janë shumë aktive dhe bashkëpunues” ka shtuar Hyseni.

Hyseni duke folur për rezultatet e tjera tha se procesi i digjitalizimit të Universitetit ka ecë mbarë, sepse tanimë kemi të pajisur sallat e ligjëratave me projektor, kemi aktivizuar sistemin SEMS, ku studentët munden online të paraqesin provimet e tyre që d.m.th nga shtëpitë e tyre apo ku do që gjinden poqëse ka qasje në internet. “Në këtë kuadër para dhjetë dite kemi lansuar faqen zyrtare të Universitetit www.upgj.org, ku përveç që do të publikohen të gjitha aktivitetet në UGJ dhe informatat për publikun, por edhe rezultatet e provimeve për studentët dhe kjo i jep karakterin e një Universiteti bashkëkohor, tanimë kjo është realitet”.

Hyseni mendon se edhe në aspektin e bashkëpunimit ndërkombëtar, kombëtar dhe rajonal, universiteti ka pasur sukseset e para në këtë gjashtë mujor të fillimit të punës si universitet i pavarur, duke nënshkruar dy marrëveshje bashkëpunimi me dy universitete të Turqisë, zhvillim të bisedimeve për bashkëpunim me disa universitete amerikane të cilat së shpejti do të bëhen realitet, pastaj nënshkrimi i marrëveshjes me Universitetin Fan S. Noli të Korqës, ndërsa edhe sa i përket marrëveshjeve me donatorët tanimë kemi nënshkruar marrëveshjen e parë me GIZ-in gjerman.

Fundamenti

“Sa i përket konsolidimit të organeve të UGJ-së, ato janë të gjitha të konsoliduara dhe shumë funksionale, menaxhmenti i cili ka Rektorin, prorektorët, tre koordinatorët e fakulteteve dhe sekretarin, është funksional Senati i UGJ-së dhe Bordi i UGJ-së i cili deri tashmë ka mbajtur 10 mbledhje. Ndërsa është shumë aktiv edhe administrata e UGJ-së e cila është në shërbim të studentëve për çdo kërkesë të tyre”.

Edhe hapësira fizike është funksionalizuar dhe tani kemi rreth 6100 m2 ne shfrytëzim derisa shpresojmë që qeveria do të realizoj ndarjen e hapësirës për kampusin e ri dhe ndërtimin e të njëjtit. Në të tri fakultetet kemi 1577 studentë (Edukimi 193 Fillor, 155 Parafillor, Juridik të rregullt 427, me korrespodencë 65, Ekonomik të rregullt 672, me korrespodencë 55).

Sa i përket angazhimit të stafit akademik, në tri fakultetet janë të angazhuar 31 profesor dhe 33 asistentë.

Hyseni tha se Universiteti ka filluar edhe me programin “Guest Speaker” i cili po zhvillohet shkëlqyeshëm dhe është pëlqyer shumë nga opinioni gjilanas dhe më gjerë, ku po mbajnë ligjërata publike personalitete të shquara të kombit tonë.

“Në përgjithësi proceset po ecin mbarë dhe jeta akademike – studentore në UGJ po zhvillohet normalisht dhe me një dinamikë të përballueshme dhe më një përkushtim të vazhdueshëm të menaxhmentit të UGJ dhe gjitha organeve të universitetit”tha Hyseni./rajonipress/