Fundamenti

Hyseni: Programi i rikualifikimit të mësimdhënësve, jocilësor

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Eksperti i çështjeve të arsimit, Halim Hyseni, thotë se programi i MAShT-it për rikualifikimin dhe riaftësimin e mësimdhënësve ka qenë i nevojshëm, por jo në formën që është bërë.

Eksperti i çështjeve të arsimit, Halim Hyseni, njëherësh drejtor në Qendrën për avancimin e performancës së sistemit arsimor, ka thënë se programi i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për rikualifikimin dhe riaftësimin e mësimdhënësve ka qenë i nevojshëm, por jo në formën në të cilën është bërë – shkruan Koha Ditore.

Ai është shprehur pa rezervë ndaj këtij programi. Halimi ka thënë se rikualifikimi kështu si është duke shkuar nuk është i mirë.

FIDANISHTJA

Sipas tij, programi nuk është aq cilësor, sa për t’i aftësuar ose përgatitur arsimtarët dhe mësuesit që të jenë në gjendje t’i përgatisin nxënësit e tyre për punë pas tri dekadave.

Sipas Hysenit, zhvillimi profesional duhet të nxitet ne dy mënyra. E para, aspekti material, që nënkupton paga më të larta dhe e dyta, avancimi në karrierë, që, sipas tij, duhet të bëhet në bazë të rezultateve dhe performancës së arritur në punë. Ai ka thënë se edhe pagat duhet të jenë lineare, porse duhet të bëhen në bazë të performancës.

“Arsimi fillor është pjesë e sistemit të arsimit dhe ky sistem në përgjithësi është në krizë. Kjo gjendje e arsimit nuk garanton një zhvillim të qëndrueshëm në Kosovë, do të thotë se gjendet në një rreth vicioz dhe tani për tani nuk dihet shtegdalja”, ka thënë Hyseni.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.