UBT

Hyseni pret në takim zv. komandantin e Komandës Rajonale të Lindjes të KFOR-it

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka prit në takim zëvendës komandantin e Komandës Rajonale të Lindjes të KFOR-it, nënkolonelin Okan Ekim dhe komandantin e KFOR-it turk për rajonin e Gjilanit, Yunus Yildiz.

Siguria, projektet e komunës, aktivitetet e KFOR-it dhe rritja e bashkëpunimit ishin tema të cilat u diskutuan gjatë takimit.

Hyseni falënderoi KFOR-in, përkatësisht Komandën Rajonale të Lindjes për kujdesin në fushën e sigurisë në Komunën e Gjilanit e më gjerë dhe mbështetjen e projekteve në sfera të ndryshme në dobi të jetës së qytetarëve tanë.

I pari i komunës, njoftoi mysafirët edhe për projektet që janë në realizim e sipër, sfidat dhe për projektet në të cilat mund të ketë mbështetje.

Eco Higjiena

“Bashkëpunimi me KFOR-in vazhdon të jetë esencialisht i nevojshëm për sigurinë e regjionit dhe më gjerë”, tha Alban Hyseni.

Kryetari i Gjilanit, foli edhe për angazhimin që kanë për siguri dhe për të gjithë pa dallim.

Zëvendës komandanti i Komandës Rajonale të Lindjes, nënkolonelin Okan Ekim, foli për angazhimin e qëndrueshëm të KFOR-it në mbështetje të stabilitetit, sigurisë e paqes.

Dy palët u dakorduan për forcimin e bashkëpunimit dhe mbështetjes./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.