FITORJA

Hyseni po qëndron në vizitë zyrtare në IOWA të SHBA-ve

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Në kuadër të bashkëpunimit komunal ndërkombëtar mes Komunave të Kosovës dhe qyteteve të IOWA, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, dhe kryetarë të komunave, kanë realizuar vizitën e parë zyrtare në IOWA të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Vizitën në IOWA e filluam duke u pritur në takim nga Sekretari i Shtetit z. Paul Pete, për të vazhduar më vonë me vizita në qytetet e tjera, përfshirë qytetin Sioux me të cilën komuna e Gjilanit ka binjakëzim.

Në Këshillin e Qytetit të Sioux u prita në takim nga Nënkryetari z. Dan Moore dhe anëtarët e tjerë, ku bashkërisht vizituam Muzeun e Qytetit, Qendrën e Arteve, Qendrën e Karrierës e Stacionin Policor, duke e përmbyllur ditën me konferencë për media”, ka thënë Hyseni.

FIDANISHTJA

Ai ka takuar me këtë rast studentë dhe përfaqësues të shoqërive të ndryshme, ku ka diskutuar si dhe janë dakorduar për thellimin e bashkëpunimit mes qyteteve tona, veçmas në fushën e arsimit, ku janë shqyrtuar edhe mundësitë për shkëmbimin e nxënësve duke ofruar mundësi të ndryshme të rinjve tanë.

“Falënderues dhe mirënjohës për mikpritjen dhe vazhdimin e bashkëpunimit mes qyteteve tona”, është shprehur kreu i Gjilanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.