ARKATANA

Hyseni: Po përmbushim zotimin për shkolla me laboratorë shkencorë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Shkolla e mesme “Nazmi Hoxha” në Gjilan, është bërë me laborator të shkencave të natyrës, i cili u mundëson nxënësve të saj të zhvillojnë praktikën në lëndët matematikë, fizikë, kimi dhe biologji.

Alban Hyseni, i cili ka prerë shiritin e përurimit, së bashku me nënkryetaren Leonora Morina Bunjaku dhe drejtoreshën e Arsimit, ka thënë se investimi arrin vlerën 49 mijë euro.

“Sot përuruam laboratorin e shkencave të natyrës në shkollën “Nazmi Hoxha”, ku nxënësit e saj tani do të kenë mundësinë të zhvillojnë praktikën në lëndët matematikë, fizikë, kimi dhe biologji”, ka thënë Hyseni.

UBT

Për më tepër, kryetari Hyseni nënvizoi se kjo është shkolla e katërt e cila tani posedon laboratorin shkencor dhe paralajmëroi se së shpejti edhe tri shkolla të tjera do të pajisen me laboratorë shkencorë: Gjimnazi i shkencave natyrore “Xhavit Ahmeti”, SHFMU “Abaz Ajeti” dhe SHFMU “Skënderbeu” në Përlepnicë.

Ai ka nënvizuar faktin se pajisja e shkollave me laboratorë ka qenë zotim i qeverisjes së tij.

“Kësisoj po përmbushim zotimin tonë për pajisjen e të gjitha shkollave me laboratorë dhe kabinete të punës, me qëllim që nxënësit dhe mësimdhënësit të kenë një mjedis bashkëkohor të mësim-nxënies dhe mësim-dhënies”, ka thënë Hyseni./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.