Uji Dea

Hyseni me bashkëpunëtorët bëjnë homazhe të varrezat e dëshmorëve, me rastin e shënimit të 15-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni me bashkëpunëtorët, kanë bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve, me rastin e 15-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Hyseni ka uruar me këtë rast që edhe e ardhmja të jetë po aq e lavdishme sa e kaluara e vendit tonë.

“Besoj që nuk ka vend tjetër ku gjendet vullneti për angazhim e për punë e në të njëjtën kohë, modeli për të ardhmen, se sa në Kodrën e Dëshmorëve në Gjilan. Prandaj, të gjithë shqiptarëve kudo që janë urime 15-vjetori i shpalljes së Pavarësisë, uroj që edhe e ardhmja të jetë poaq e lavdishme sa e kaluara e vendit tonë”, ka thënë Hyseni.

Fundamenti

Ish-komandanti i UÇK-së për Zonën e Karadakut, Ahmet Isufi, ka theksuar se 17 shkurti është datë historike për popullin shqiptar e cila ka ardhur me sakrifica të mëdha të brezave të cilët janë flijuar për pavarësi dhe shtet.

“Në shenjë kujtimi për dëshmorët vendosëm buqeta lulesh, në mënyrë që t’i nderojmë ata që u bënë themeli i lirisë e pavarësisë së Kosovës”, tha ai.
Paraprakisht, Kuvendi Komunal i Gjilanit ka mbajtur sot seancë solemne, ndërkaq aktivitetet kanë vazhduar me një koncert për fëmijë nga kolegji Don Bosko, derisa në orën 17:00 do të mbahet koncerti festiv nga SHKA “Qypërlinjtë e Roshnikut” – Berat.

Ndërkohë, për nesër (18 shkurt) janë paraparë të mbahen edhe këto aktivitete: në orën 14:00 – turneu i volejbollit, 16:00 – turneu në streetboll (palestra e sporteve “Bashkim Selishta”); 19:00 – Ekspozitë personale “Identitet” nga Lulzim Ramushi (Galeria e Qytetit) dhe 20:00 – Gala koncert me Rona Nishliu dhe New Bing Bang (teatri i qytetit).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.