Fundamenti

Hyseni: Jemi të interesuar që Gjilanin ta kthejmë në një model të funksionimit të ambientit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni ka paralajmëruar zhvillimin e një strategjie për një ambient të pastër dhe të shëndetshëm në këtë qytet, gjatë një vizite që ka bërë sot në kompaninë ‘Ecohigjiena’, e cila funksionon në partneritet publiko-privat me Komunën që prej gati dhjetë vitesh.

Hyseni e ka vizituar këtë kompani me rastin e pranimit të një kontingjenti prej 3 mijë kontejnerësh për përdorim familjar, të madhësisë 120 litra, donacion nga GIZ-i gjerman.

Ai ka thënë se në kuadër të projektit për bashkëpunim me Komunën e Gjilanit, nga GIZ-i gjerman sot ka arritur një kontingjent tjetër i kontejnerëve dhe tani do të diskutohet me kompaninë për mënyrën e zhvillimit të mëtutjeshëm të strategjisë së grumbullimit dhe menaxhimit të mbeturinave.

UBT

‘Për aq sa jam informuar, mbulimi me shërbime në grumbullimin e mbeturinave është rreth 82 për qind dhe e njëjta gjë duhet të jetë edhe në procesin e pagesës’, ka thënë Hyseni.

Hyseni ka theksuar se me këta kontejnerë, tani komuna e Gjilanit duhet të bëhet një model i menaxhimit të mbeturinave dhe i ambientit të pastër e të mirë.
‘Ne jemi të interesuar që Gjilanin ta kthejmë në një model të funksionimit të ambientit, në një ambient ekologjik dhe të pastër dhe ky donacion i kontejnerëve është pikënisja fillestare e një strategjie të mirëfilltë e të përbashkët me kompaninë’, ka nënvizuar Alban Hyseni.

Ndërkaq, përfaqësuesi i kompanisë, Senad Ramaj tha se me këtë kontingjent të kontejnerëve, tani secila familje do të ketë një të tillë, prandaj pret që një shërbim i mirë të përcillet edhe me pagesa të rregullta./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.