RCCOLA

Hyseni: Gjilani me këshilltarë jo adekuatë dhe opozitë të dobët

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Flamur Hyseni profesor universitar dhe panelist i shumëfishët i shumë debateve politike, për rajonipress shpalos konceptin për strukturën e asamblesë së re komunale, konstituimin e komiteteve, rolin e opozitës në Asamble për të cilën thotë se është e dobët dhe për sugjerimin e tij që brenda trupave të asamblesë duhet të dominojë profesionalizmi e jo përkatësia partiake.

Ekspertët juridik nuk e vlerësojnë hap pozitiv përbërjen e strukturës së re të Asamblesë Komunale e as konstituimin e komiteteve që shumica janë njerëz të politikës e jo ekspert apo njerëz të profesionit, raporton rajonipress.

Flamur Hyseni profesor universitar dhe panelist i shumë debateve politike tha për rajonipress se është i shqetësuar me zhvillimet e fundit që lidhen me konstituimin e komiteteve dhe trupave të Kuvendit. “Është interesante që kuvendi Komunal si organi më i lartë i qeverisjes lokale dhe vendimmarrjes në qeverisjen lokale edhe kësaj here nuk ka ndonjë strukturë me përbërje çfarë i duhet qytetit të Gjilanit i cili tanimë ka kaluar numrin e popullatës 100 mijë banorë , edhe nga këto zgjedhje nuk po duket se ka atë përbërje që i duhet” tha Hyseni.

Sipas tij konstituimi i trupave (komiteteve) të Kuvendit që njëherit janë edhe “zemra” e Kuvendit siç po duket në përbërjet kyçe të tyre kanë këshilltarët jo adekuatë, atëherë shtrohet pyetja çka mund të bëjë “zemra” e dobët në këtë rast?. “Këtë duhet pasur parasysh se këtë përzgjedhje se ka bërë populli, por partitë politike si kanë dhënë shansin të bëjë populli përzgjedhjen e duhur. Plus poqëse ja shtojmë edhe funksionin e të qenurit kontrollues të ekzekutivit, gjendja veç sa mund të ndërlikohet” mendon Hyseni.

Mobi Casa

Hyseni tha se pati vlerësime se është shenjë e mirë zgjedhja e një “femre” në krye të Kuvendit Komunal – Kryesuese e Kuvendit, që në parim mund të jetë ashtu, por në aspektin tjetër ky është një vlerësim i pavlerë tanimë dhe paragjykues se ne angazhohemi veç për formalitete – iluzione, por jo edhe që angazhohemi për shkathtësi e aftësi profesionale. “Pra nuk pati ende vlerësime se u bë zgjidhje e mirë se është kuadër, është profesionist apo shquhet për ndonjë të arritur në shkencë, kulturë, biznes, politikë, sport, etj. Edhe pse posti i kryesuesit nuk ka ndonjë rol përveç se në shumicën e rasteve teknik, por megjithatë me rëndësi është se deklarohet: “hapi seancën e Kuvendit Komunal të Gjilanit…” dhe këtë deklaratë ka rëndësi se nga kush e dëgjojnë 100 mijë qytetarët e Gjilanit” ka sqaruar Hyseni.

Hyseni mendon se sfida tjetër e përsëritur prapë si me Kuvendin e kaluar është se prapë me gjasë do të ketë opozitë shumë të dobët, madje me disa individ në përbërje të saj me apetite pushtetare të pa ngopura dhe me status të “juniorit në politikë”.

“Teoria e demokracisë thotë, se shpirti i demokracisë është opozita, nga kjo del se edhe në këtë mandat edhe “shpirti edhe zemra” do të kenë të vështirë përmbushjen e obligimeve që kanë marr sepse shpirti do të lodhet ende pa e mbërri gjysmën e rrugës ndërsa zemrës do t`i shtohen të rrahurat aq të mëdha sa “kardiologët” do të shqetësohen ndërsa populli do të dëgjojë të rrahurat e tilla me keqardhje” thotë me ironi Hyseni./rajonipress/