FIDANISHTJA

Hyseni dhe Peci kanë qëndruar në Gumnishtë: Gjithmonë përkrah bujqve në shtimin e kapaciteteve prodhuese

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, kanë qëndruar të dielën fshatin Gumnishtë, ku janë pritur nga kryetari i Shoqatës së Arrës dhe Lajthisë, Naim Rrahmani, i cili së bashku me profesorin dhe ekspertin e krasitjes, Vahid Avdiu, organizuan trajnimin praktik të krasitjes së arrës.

Me këtë rast, Alban Hyseni është shprehur se Komuna e Gjilanit është gjithmonë përkrah bujqve, në shtimin e kapaciteteve prodhuese, derisa ka tenderuar Ministrinë e Bujqësisë për mbështetjen e madhe.

Ky trajnim doli të ishte i frytshëm për të gjithë kultivuesit e arrës dhe lajthisë.

FITORJA

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka thënë se krasitja e gabuar e fidaneve dëmton me 30% rendimentin e të gjitha kulturave pemëtare ndërsa mos-krasitja e tyre i dëmton ato me mungesë rendimenti deri në 70%.

“Këtë vit kemi rritje substanciale në kategorinë e Subvencioneve për të gjitha kulturat e njëherit kemi rritur përkrahjen për të gjithë kultivuesit e pemëve kurse përmes Granteve, do ta mbështesim ngritjen e pemishteve të reja si dhe zgjerimin e potencialit për pemishtet ekzistuese, si në kultivim ashtu edhe për përpunim”, ka thënë ai.

“Poashtu jemi zotuar se brenda mandatit tonë do ta realizojmë digjitalizimin e parcelave në mënyrë që të kemi një pasqyrë të saktë të pemishteve dhe kapacitetit të tyre në gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, ka shtuar ministri i Bujqësisë, Faton Peci./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.