Bunjaku: Aktivistë të Zabelit, faleminderit për besimin dhe mbështetjen tuaj

Gjilan – Sonte me kandidatët nga Dega jonë, vazhduam për në tubimin e jashtëzakonshëm në Lagjen e Zabelit ka shkruar Valentina Bunjaku Rexhepi.
Pritje e ngrohtë, e si gjithmonë kënaqësi të takohesh me aktivistë të cilët me datën 9 shkurt kanë zgjedhur të mbështesin ndryshimin dhe të vendosin për të ardhmen e Kosovës me Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Aktivistë të Zabelit, faleminderit për besimin dhe mbështetjen tuaj. Vazhdojmë bashkë për ndryshimin!